Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 12.02.2013.

12. shkurt 2013.

Ju ftojmë që të përcillni vizitën e kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikë së Sërbisë, Zoran Stankoviq, në bashkësitë lokale dhe komunat Preshevë dhe Bujanoc më 13 dhe 14 shkurt.

Është planifikuar që kryetari i Trupit Koordinues të vizitojë bashkësitë lokale dhe komunat Preshevë dhe Bujanoc, të takohet me kryetarët e komunave, ku do të bisedohet rreth Panairit të investimeve, librave amë dhe listave zgjedhore.

Ditën e parë të vizitës më 13 shkurt, Stankoviq pas bisedës më përfaqësuesit e komunave, do të vizitojë vendkalimin kufitar Miratoc/Llojan. Në bashkësitë lokale në Miratoc dhe Cakanoc do të bisedojë me qytetarët. Kryetari i Trupit Koordinues do të vizitojë ndërmarrjen Gumoplastika dhe do të bisedojë me administratorin, ndërsa pak më vonë do të vizitojë edhe udhëheqësit e BIVODËS. Ndërkaq në orët e pasditës vijon biseda me përfaqësuesit e OSBE-së në Bujanoc.

Ditën e dytë të vizitës më 14 shkurt, pas bisedës me përfaqësuesit e komunave në Bujanoc, Stankoviq do të vizitojë edhe fshatin Tërnoc i Madh dhe do të bisedojë me banorët e këtij fshati. Pas kësaj, do të vizitojë edhe deponinën në Rekovc dhe në bashkësitë lokale do të bisedojë me banorët. Kryetari i Trupit Koordinues do të takohet edhe me përfaqësuesit e DP „Pranvera“.

Mediat pas këtij takimi do të mund të marrin deklaratë nga Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

Bashkëngjitur keni edhe agjendën e kësaj ngjarje.

Agenda