Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 11.03.2013.

11. mars 2013.

Ju ftojmë që të përcjillni takimet dhe vizitën e kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë, Zoran Stankoviqit, në Preshevë dhe në Bujanoc më 12 dhe 13 mars.

Kryetari i Tupit Koordinues do të vizitojë fshatrat e përmbytur të komunave Preshevë dhe Bujanoc, do të takohet me qytetarët, me të cilët do të bisedojë për dëmet që u shkaktuan si pasojë përmbytjeve. Me Hranislav Stojkoviqin, ndihmësin e ministrit të energjetikës dhe me udhëheqësinë e komunës së Bujanocit do të vizitojnë edhe deponinë në Rakovc dhe do të takohet me banorët e këtij vendi.

Në fund të vizitës dy ditore Stankoviqi do të takohet me Peter Burkhard, shefin e misionit të OSBE-së në Sërbi, me të cilin do të bisedojë për situatën aktuale në jug të Sërbisë dhe mënyrat për tejkalimin e problemeve.

Është planifikuar që kryetari i Trupit Koordinues, ditën e parë të vizitës më 12 mars sëbashku me ndihmësin e ministrit të energjetikës Hranislav Stojkoviqin të takohet me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe udhëheqësinë e kësaj komune dhe pas bisedës së bashku të vizitojnë bashkësinë lokale në Rakovc. Më pas Stankoviqi do të takohet me kryeshefin e rrethit të Pçinjës, me përfaqësuesit e “Integralit”, dhe OK “Junior”, BSK “Junior” dhe klubit për futboll të vogël “BSK”.

Ditën e dytë të vizitës është planifikuar vizita e zonave të përmbytura në bashkësitë lokale, Stacioni hekurudhor në Preshevë, Levosojë në Bujanoc, si dhe biseda me banorët për dëmet që janë shkaktuar si pasojë e përmbytjeve. Stankoviq do të takohet edhe me përfaqësuesit e Bashkësisë lokale në Osllarë.

Në fund të kësaj vizite pune, Stankoviq do të takohet edhe me ambasadorin e OSBE-së Peter Burkhard.

Mediat pas çdo takimi do të mund të marrin deklaratë nga Zoran Stankoviqi, kryetar i Trupit Koordinues.