Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 03.05.2017.

3. maj 2017.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, më 3 dhe 4 maj do të qëndroj në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku do të takohet me kryetarët e tri komunave si edhe me liderët e serbëve.

Të mërkurën, më 3 maj, në ora 12, kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq do të takohet me Ardita Sinanin kryetaren e komunës së Preshevës, në kabinetin e saj në ndërtesën e komunës së Preshevës.

Pas takimit janë të parapara deklaratat për media.

Në të njejtën ditë (03.05) në ora 15, në zyrën e Trupit Koordinues në Bujanoc në Sheshin Karagjorgje, Stankoviq do të takohet me liderët e serbëve të komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Pas takimit kryetari i Trupit Koordinues do t`i drejtohet mediave.

Të enjten më 4 maj, në ora 9, kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Gazetarët e interesuar do të mund t`i marrin deklaratat për media.

Në ora 13 (04.05) Stankoviq do të takohet me kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq në kabinetin e tij në ndërtesën e komunës.

Pas takimit janë të parapara deklaratat për media.