Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 01.09.2017.

1. shtator 2017.

Ju ftojmë që të hënën, më 4 shtator, në ora 10, të merrni pjesë në ndarjen e pajisjeve falas shkollore për fatosat në shkollat në Levosojë dhe Nasalcë.

Pajisjet falas shkollore do t`i dorëzoj Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosojë, në ora 10, ndërsa në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nasalcë në ora 11 e 15 minuta. Pas ndarjes së pajisjeve shkollore në Nasalcë janë paraparë deklaratat për media.

Edhe këtë vit Trupi Koordinues për të gjithë fatosat në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka siguruar pajisje falas shkollore. Në të gjitha këto tri komuna klasën e parë e fillojnë 847 nxënës.