Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR DORËZIMIN E PARAQITJEVE PËR PROJEKTET E SERBISË PËR VITIN 2019, NË KUADËR TË ERAZMUS+KA2 NDËRTIMI I KAPACITETEVE NË FUSHËN E TË RINJËVE

29. nëntor 2018.

Agjensioni egzekutues i Komisionit Europian (EACEA) në kuadër të Thirrjes së përgjithshme për vitin 2019 (https://erasmusplus.rs/opsti-poziv-erasmus-2019/) ka shpallur thirrje për dorëzimin në kuadër të KA2 Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e punës me të rinjët – Bashkëpunimi i vendeve në program dhe parntere (ACPALA) për vitin 2019.

Në kuadër të Aktivitetit Kryesor 2 të Programit Erasmus + dhe ngritjes së kapaciteteve në fushën e të rinjëve  nga afati i fundit për projektet për vitin 2019, akterët e Serbisë për herë të parë mund të jenë promotorë të projekteve brenda linjës buxhetore për vendet e programit (ACPALA). Brenda kuadrit të programit të posaçëm dhe vijës buxhetore, Dritarja Rinore për Ballkanin Perëndimor, akterët nga Serbia nga viti 2019, nuk mund të jenë më promotorët e projektit, por ato mund të vazhdojnë të marrin pjesë si partnerë për aplikantët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Projektet për ngritjen e kapaciteteve KA2 janë projekte transnacionale, të bazuara në partneritete ndërmjet llojeve të ndryshme të akterëve aktivë në fushën e arsimit dhe trajnimit, punës rinore, si në sektorë të tjerë - në program dhe në vendet partnere. Akterët e Serbisë kanë qenë shfrytëzuesit më të suksesshëm të fondeve për këto projekte në Ballkan deri më tani (mund të gjenden më shumë informacione)

https://erasmusplus.rs/mladi-odobreni-projekti/rezultati-konkursa/ .

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve për vitin 2019 është deri më 24 janar, në 12 (mesditë).

Për më shumë detaje mbi rregullat dhe mundësitë e pjesëmarrjes, shikoni Udhëzuesin e Programit Erazmus + për 2019 (http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/programme-guide_en). Pjesa që lidhet me mundësinë e paraqitjes së drejtpërdrejtë të projekteve të akterëve nga Serbia është në seksionin KA2 Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e të rinjve.

Regjistrimi i numrit PIC (https://erasmusplus.rs/pic-broj/?langkl=lat) është e detyrueshme për të gjithë partnerët në projekt.  

Burimi: Agjensioni Egzekutues i Komisionit Europian dhe Trupit Koordinues