Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR DORËZIMIN E PARAQITJEVE PËR KONFERENCËN MË TË RËNDËSISHME RINORE TË NDËRMARRËSISË

31. mars 2016.

Nëse jeni inovativ, të gatshëm për avansim dhe realizim e ideve individuale të ndërmarrësisë dhe jeni të moshës deri 35 vjeçare, mund të paraqiteni për pjesëmarrje në konferencën “Forumi ekonomik i të rinjëve 2016”. Aplikim për paraqitje është i qasur në ueb faqen dhe në Facebook të Forumit Ekonomik të të Rinjëve, por mund të paraqiteni edhe në këtë link

„Forumi ekonomik rinor 2016”, është konferencë e rëndësishme e sipërmarrësisë, të cilën e organizon Forumi Rinor i të Rinjëve në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Serbisë dhe SKONUS-in.

Pjesë e sipërmarrësisë në konferencë do të mbahet prej 11 deri 15 prill, në pushimoren studentore “Radojka Llakiq”, në Avallë. Kjo pjesë e konferencës ka për qëllim që të grumbulloj gjashtëdhjetë të rinj deri në moshën 35 vjeçare dhe tridhjetë ide të sipërmarrësisë me potencial më të madh dhe t`i bëj ato reale, të gatshme për dalje në treg. Gjatë pesë ditëve të punës intensive me mentorët dhe sipërmarrësit, pjesëmarrësit përmes punës në grupe prej dyve do të kalojnë në edukime praktike dhe teorike dhe do të fitojnë mundësinë që idenë e tyre ta realizojnë përmes ndihmës profesionale.

Pasi që krijojnë biznis planin e vet, ata do të kenë mundësi që idenë e tyre ta paraqesin jurisë profesionale, ndërsa grupi më i mirë do të shpërblehet.

 „Nuk presim mundësi, i krijojmë ato sëbashku!"

Për më shumë informacione rreth projektit i keni këtu: http://www.pfm.rs

Burimi: Forumi Ekonomik i të Rinjëve dhe Trupi Koordinues