Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR ARSIMTARËT E SHKOLLAVE TË MESME PROFESIONALE NË TRAJNIMIN “EOSVRT” (AFATI: 30.06.2017)

15. qershor 2017.

Qendra për Politika Arsimore, përmes ndihmës së Fondacionit Europian për Trajnime dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, organizon trajnimin falas të arsimtarëve të shkollave të mesme profesionale “eOsvrt” në kuadër të projektit “ePortofolio në funksion të zhvillimit profesional të arsimtarëve në arsimim profesional në Serbi”.

Trajnimi “eOsvrt” është dedikuar për arsimtarët e shkollave të mesme profesionale dhe është i drejtuar në zhvillimin e kapaciteteve të tyre që në shënjestër dhe vazhdueshëm të shqyrtojnë punën e tyre dhe vërtetimin e mësimit dhe lëndën në të cilët bazohet kjo punë, që të mësojnë nga përvojat personale dhe informacioneve kthyese të kolegëve, që të shkëmbëjnë përvoja të arritura me publikun e interesuar përmes krijimit dhe azhurimit të portofologjisë personale elektronike.

Gjatë trajnimit pritet që arsimtarët e zgjedhur:

1. të marrin pjesë në takimin hyrës drejtëpërdrejt;

2. t`i mësojnë përmbajtjet mësimore dhe të bëjnë detyrat e parapara në kuadër të trajnimit onlinë (2 javë);

3. të përfshijnë dy kolegë nga shkolla e tyre në pjesën online të trajnimit, me ata të ndajnë materialet e disponueshme dhe t`i ofrojnë ndihmën mentorale;

4. të marrin pjesë në takimin e fundit (direkt apo përmes video transmetimit) në seksionin mbi ePortofolinë në konferencën Moodle Moot.

Takimi hyrës do të organizohet në Fakultetin Elektroteknik në Beograd, më 16 shtator 2017, dhe do të zgjasë prej orës 12 deri 16. Arsimtarët të cilët nuk janë nga Beogradi do t`i paguhen harxhimet rrugore. Trajnimet onlike do të realizohen në Mudl platformën e projektit. Takimi i përfundimtar është dedikuar prezentimit të ePortofolija pjsëmarrësve të trajnimit do t`i organizohet konferencë Moodle Moot, i planifikuar për fund të tetorit 2017, në Beograd.

Arsimtarët e zgjedhur në konkurs do të marrin vërtetim për pjesëmarrjen në projekt në rolin e tutorit, si edhe çertifikata mbi pjesëmarrjen në konferencën e Moodle Moot. Ata kanë kanë marrë pjesë në pjesën online të trajnimit, ndërsa punën e të cilit e mbikqyrin dhe drejtojnë arsimtarët, do të marrin vërtetim për pjesëmarrje në projekt dhe çertifikatën mbi pjesëmarrje në konferencën Moodle Moot.

Arsimtarët e interesuar duhet ta plotësojnë formularin aplikues më së voni deri më 30.06.2017.

Formulari gjendet  https://docs.google.com/forms/d/1l0QwG84X-0xtHK8ektAFMfKSdqRcF16PJhBatUxaToo/viewform?edit_requested=true.

Numri i vendeve është i kufizuar, ndërsa kandidatët do të zgjidhen në bazë të përfaqësimit rajonal, motivimit për pjesëmarrje në trajnim dhe kohën e paraqitjes.

Emrat e kandidatëve të zgjedhur do të publikohen publikisht më 7 korrik 2017, në internet faqen e Qendrës për Politika Arsimore.

Burimi: Qendra për Politika Arsimore dhe Trupi Koordinues