Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PUBLIKE: TRAJNIMI I ARSIMTARËVE NË ARSIMIMIN DIGJITAL (AFATI: 26.06.2017)

20. qershor 2017.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka dërguar ftesë të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Serbisë për pjesëmarrje në fazën e parë të realizimit të programit për avansim profesional për arritjen e nivelit themelor të kompetencioneve digjitale për arsimtarët e shkollave të mesme dhe fillore.

Programi i avansimit profesional është i dedikuar për të punësuarit në arsim të cilët nuk kanë nivel themelor të kompetencioneve digjitale për të cilët arsimtarët në të ardhmen do t`i duhen për arsye të zbatimit në mësim, udhëheqjen e administratës shkollore, avansimit profesional dhe evidencën e avansimit profesional. Programi do të zhvillohet sipas modelit hybrid: dy herë nga dy ditë pune direkte në kabinetin e informatikës dhe dy detyra të cilat jepen dhe komentohen online.

Programi i avansimit profesional do të jetë falas për pjesëmarrësit dhe do të realizohet në shkollat duke filluar nga data 15 gusht 2017.

Shkollat paraqiten për fitimin e trajnimet me plotësimin e formularit elektronik, ndërsa të dhënat e nevojshme për plotësimin e formularit janë: ID dhe emri i shkollës, numri i arsimtarëve dhe bashkëpuntorëve profesional të të punësuarve në shkollë, numri i kandidatëve për ndjekjen e këtij programi, numri i vendeve të punës në kompjutor të lidhur në internet në kabinetin informatik, në të cilin do të mund të zhvillohet trajnimi në shkollë prej 15 gushtit, dhe të dhënat për kontakt me personat e ngarkuara për realizimin e trajnimeve në shkollë. Për të dhënat e sakta në pyetsor është përgjegjës drejtori i shkollës.

Formulari për paraqitje është i qasur në http://upitnici.mpn.gov.rs/index.php/468138?lang=sr, ndërsa pas përfundimit të plotësimit, është e nevojshme që të printohen paraqitjet, të cilët nënshkrimin e vërtetuar të drejtorit dhe vulën e shkollës, duhet të dorëzohen në Ministri të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Nemanjina 22-26, 11000 Beograd, me shënimin: Paraqitja në Ftesë Publike për pjesëmarrje në fazën e parë të realizimit të programit të avansimit profesional për arritjen e nivelit themelor të kompetencioneve digjitale për arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme.

Afati për plotësimin e pyetësorit elektronik është e hënë, më 26 qershor 2017, në ora 10.

Informacionet shtesë mund të merren në adresën elektronike: obuke.digikomp@mpn.gov.rs apo në http://www.mpn.gov.rs/javni-poziv-obuka-nastavnika-iz-digitalne-pismenosti/

Burimi: www.mpn.gov.rs dhe Trupi Koordinues