Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME NË KUADËRT TË PROGRAMIT TË INKURAJIMIN E SIPËRMARRËSISË PËRMES PROJEKTEVE ZHVILLIMORE

16. janar 2017.

Programi i inkurajimit të zhvillimit të sipërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore realizohet nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Republikës së Serbisë. Gjithsej mjete të disponueshme për realizimin e këtij program janë 600.000.000,00 dinarë. Ndarja e mjete të Fondit për Kreditimin e subjekteve ekonomike sipas këtij Programi janë 2.400.000.000,00 dinarë.

Subjektet ekonomike të cilët plotësojnë kushtet e Programit, mund të realizojnë të drejtën në përkrahjen financiare në vlerë prej 20% të mjeteve të pakthyeshme nga vlera e investimeve. Shuma tjetër e vlerës së projektit do të financohet nga kredia e Fondit për Zhvillim.

Të drejtë për paraqitje në Ftesën Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme dhe drejtën për paraqitje në kredit tek Fondi, e kanë të gjithë sipërmarrësit, subjektet mikro, të vogla dhe të mesme dhe kooperativat të regjistruara në Agjensionin për Regjistra Ekonomik, ndërsa të cilët i dorëzojnë Raportet financiare për dy vitet e mëparshme prej vitit në të cilët është dorëzuar kërkesa në të cilët është theksuar humbja neto dhe të cilët i përmbushin kushtet nga Programi. Kushti i cili i përket dorëzimit të raporteve financiare, nuk zbatohet për sipërmarrësit të cilët nuk kanë detyrimin e dorëzimit të këtyre raporteve (sipërmarrësit të cilët udhëheqin kontabilitet të thjeshtë dhe paushall).

Mjetet dedikuara të Programit janë për:

  • ndërtimi/zgjërimi/rekonstruktuimin/renovimin/sanimin/blerjen e hapësirave prodhuese apo hapësirave biznesore (posaçërisht nëse është në përbërje të hapësirave prodhuese),
  • blerjen e pajisjeve prodhuese (të reja apo të përdorura, jo më pak se pesë vite), duke përfshirë veturat transportuese të cilat përdoren për transportin e prodhimeve vetenake dhe mjeteve tjera transportuese të përfshira në procesin e prodhimit
  • blerjen e softverëve dhe investimeve tjera jo material
  • mjetet e përhershme të punës, të cilët mund të marrin pjesë më së shumti deri në 20% nga investimi i përgjithshëm strukturor.

Vlera e përgjithshme e investimit për sipërmarrës nuk mund të jetë më e vogël se 375.000,00, as më e madhe se 8.750.000,00, ndërsa për personat juridik nuk mund të jetë më e vogël se 2.500.000,00 dinarë, as më e madhe se 50.000.000,00 dinarë.

Kreditë e Fondit sipas këtij Programi do të miratohen në përputhje me programin e Fondit dhe me këtë program. Afati i pagesës është deri në 10 vite në kuadër të cilës është periudha grejs deri në një vit për personat juridik dhe deri në 7 vite në kuadër të cilës është periudha grejs deri në një vit për sipërmarrës.

Shkalla e interesit, përmes klauzolës valutore, arrin 1,5% në vit përmes garancisë bankare dhe 3% në vit përmes mjeteve tjera të siguruara.

Formualari i plotësuar në mënyrë precize dhe të sakt për kredi për mjetet e pakthyeshem si edhe dokumentacionin përcjellës, dorëzohen në Fondin për Zhvillim.

Adresat e Fondit për Zhvillim janë: Bulevar Nemanjiqa 14a në Nish dhe Knez Mihalova 14 në Beograd.

Dokumentacioni i duhur në të cilën definohen të gjitha elementet dhe drejtat e rëndësishme për pjesëmarrje në këtë Ftesë Publikë mund të mirrën në adresat e Ministrisë: www.privreda.gov.rs  dhe në adresën e Fondit www.fondzarazvoj.gov.rs .   

Ftesa Publike është e hapur deri në harxhimin e mjeteve të disponueshme.

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues