Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PËR PARAQITJE NË KONKURSIN E PROGRAMIT „GRUMBULLIM I SUKSSESHËM I MJETEVE“

15. janar 2016.

Fondacioni Trag, në partneritet dhe me mbështetjen finansiare të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), realizon programin “Grumbullimi i suksseshëm i mjeteve”. Programi ka për qëllim që t’i mbështes shoqëritë e qytetarëve në arritjen e qëndrueshmërisë përmes burimeve të ndryshme të orientuara, hulumtimin e mënyrave të reja të grumbullimit të mjeteve në bashkësinë lokale dhe inkurajimin e filatropive korporative dhe individuale.

Programi në fazën e parë parasheh tri module të edukimit për grumbullimin e mjeteve dhe ndërtimin e planit të grumbullimit të mjeteve. Në fazën e ardhshme të Fondacionit Trag ndahen donacione për mbështetjen teknike në vlerë prej 800 USD, për organizatat të cilat kanë kaluar edukimin dhe ato fillojnë procesin e grumbullimit të mjeteve në vendet e tyre. Në fund programit Fondacioni Trag do t’i ndaj organizatave më të suksseshme shumën e njetë të cilën e kanë grumbulluar, kështu që mjetet e mbledhura në këtë mënyrë dyfishohen, mirëpo në vlerën maksimale deri 3500 dollarëve.

Në konkurs mund të paraqiten shoqëritë e regjistruara të qytetarëve nga territori i Serbisë, të cilët egzistojnë më shumë se një vit dhe të cilat kanë veprimtari primare në territorin e komunitetit (vendi, bashkësisa lokale, komuna, qyteti) në të cilën janë regjistruar.

Formulari i plotësuar duhet të dërgohet deri më 4 shkurt 2016 në ora 17 në këtë adresë filantropija@tragfondacija.org.

Më shumnë informacione për programin dhe kushtet e konkursit, si dhe formularin paraqitës mund t’i gjeni në https://www.tragfondacija.org/pages/sr/donacije-za-ocd/uspesni-fandrejzing.php

Burimi: Fondacioni Trag dhe Trupi Koordinues