Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

11. dhjetor 2015.

Iniciativat qytetare shpallin ftesën për organizimin e shoqërisë civile në kuadër të projektit “Institucionet e pavarura më afër qytetarëve” (Independent Bodies Closer to Citizens), realizimin e të cilit e përkrah Ambasada e Amerikës në Beograd.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i rrjetit të 10 organizatave kontakt për tri institucionet e pavarura (Mbrojtsi i Qytetarëve, Komesari për Informacionet e Rëndësisë Publike dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Komesari për Mbrojtjen e Barazisë), në mënyrë që të avansohet lidhja në mes këtyre insitucioneve dhe qytetarëve në nivelin lokal. Kontak rrjeti i organizatave do të avansoj kapacitetet e insitucioneve të pavarura përmes zhvillimit të platformës së organizatave lokale në mënyrë që sa më mirë të përgjigjen në shkeljen e drejtave dhe nevojave të qytetarëve në bashkësitë lokale.

Në kuadër të projektit “Insituconet e pavarura më afër qytetarëve”, për organizatat e zgjedhura gjatë janarit do të organizohet trajnimi dyditor, me qëllim të fitimit të më shumë informacioneve mbi mundësitë për afërsin e punës së insitucioneve të pavarura të qytetarëve në nivelin lokal. Pas kësaj, në bashkëpunim me organizatat, do të organizohen vizitat në institucionin e Mbrojtësit të Qytetarëve, Komesarit për Informacionet e Rëndësisë Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë të zgjedhur në bashkësitë lokale.

Ftesa është e hapur për të gjitha organizatat nga Serbia jashtë Beogradit, aktivitetet e të cilave kanë lidhje me veprimtarinë e insitucioneve të pavarura të cilat krijojnë kontakt direkt me qytetarët dhe të cilat kanë kapacitet të mjaftueshëm të marrin pjesë në aktivitete.

Përparsi do të kenë organizatat të cilat kanë seli në komunat në banura me shumicë shqiptare, boshnjake dhe hungareze, si dhe komunat e pazhvilluara socio-ekonomike.

Paraqitjet dërgohen duke plotësuar formularin i cili gjendet nëhttps://drive.google.com/file/d/0B5JidIrxTq9jTl9PaEJjUGxxVmRNTnBëc1BGMXBEcU4zZkRJ/view?pli=1  dhe duke dërguar në e-mailin petar@gradjanske.org , me titull: Prijava za konkurs. Afati është më së voni deri më 20 dhjetor 2015. Informacionet shtesë mund t’i merrni deri më 18 dhjetor 2015, ne tel: 060 3624 005 ose në adresën petar@gradjanske.org.

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues