Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PËR OJQ-të ME RASTIN E FORMIMIT TË ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIMIN E TË RINJËVE

5. nëntor 2015.

Për qëllim të rritjes së bashkëpunimit rajonal në sektorin rinor dhe forcimin e prespektivës europiane për të rinjët, në Konferencën e liderëve të Ballkanit Perendimor, të mbajtur në Vien, më 27 gusht 2015, në prani dhe përkrahje të hapur nga të gjithë aktereët relavant të UE-së, është miratuar Deklarata e Përbashkët me të cilën parashihet themelimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të rinjëve (Regional Youth Cooperation Office – RYCO).

Duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit të formimit të trupit rajonal i cili do të siguroj veprimtari të përbashkët të rajonit dhe bashkëpunimin e të rinjëve, të gjithë gjashtë nënshkruesit e deklaratës nga Ballkani Perendimor (Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia), janë dakorduar që është i nevojshëm formimi i Grupit Punues i cili do të përgadis propozimet mbi misionin, strukturën, aktivitetet dhe mënyrën e finansimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjëve. Grupi Punues është trup i përbërë nga dy përfaqësues sipas nënshkruesit dhe e përbën një përfaqësues i institucioneve dhe një nga sektori i të rinjëve. Në emër të Republikës së Serbisë në këtë Grup Punues janë deleguar përfaqësuesi i Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe përfaqësuesja e Organizatës së Lartë të të Rinjëve të Serbisë.

Duke ditur rëndësinë e përfshirjes së të gjithëve akterëve relevant të politikës rinore në nivelin nacional, por edhe duke marrë parasysh edhe strukturën zhvillimore të shoqërisë civile në Republikën e Serbisë, organizatat anëtare të KOMS-it, ftojnë të gjitha organizatat e tjera të shoqërisë civile në Serbi që të përfshihen në konsulltimet në procesin e formimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjëve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në kualitetin e propozimeve të Republikës së Serbisë.

Duke rrespektuar dinamikën e konfirmuar të Grupit Punues për formimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjëve, organizatat e interesuara, sëbashku me KOMS-in, do të marrin pjesë në procesin e shqyrtimit dhe krijimit të propozimeve të cilat do të prezentohen më tej në takimet interne të Grupit Punues, i cili do të punoj në periudhën prej nëntorit 2015 deri më shkurt të 2016, dhe kështu në mënyrë të rregulltë do të jen të informuara mbi rrjedhat e procesit të formimit të kësaj zyreje.

Në përputhje me gjitha këto më lartë, Ju lutemi po nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në procesin e konsulltimit, paraqitni përfaqësuesit e organizatave të juaja më së voni deri më 15 nëntor 2015, në e-mail adresën: office@koms.rs, me mbishrkimin “Prijava za konsultacije povodom formiranja Regionalne kancelarije za saradnju mladih”.

Për më shumë informata kontaktoni Marija Bullatin, sekretareshën gjenerale të Organizatës së Lartë Rinore të Serbisë, në këtë adresë elektronike: marija.bulat@koms.rs ose në tel 069/738-443.

Burimi: Qendra Resurs dhe Trupi Koordinues