Arkiva e lajmeve
                   

FTESA E FONDIT KANADEZ PËR DORËZIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE

14. qershor 2016.

Ambasada e Kanadasë ka shpallur ftesë për dorëzimin e propozim projekteve të Fondit Kanadez. Ky fond financon projektet e vogla të cilat avansojnë jetën demokratike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore në Serbi.

Fondi Kanadez këtë vit do t’i përkrah projektet cilat përmbajnë këto prioritete: menaxhim gjithëpërfshirës dhe përgjegjës, pluralizëm paqedashës dhe rrespektim të llojllojshmërisë dhe drejtave të njeriut, promovimin e barazisë gjinore, forcimin e gruas dhe vajzave dhe promovimin e stabilitetit dhe sigurisë.

Projektet e miratuara për financim do të duhej që në afat të gjatë të jenë të vetqëndrueshëm dhe të dukshëm, si dhe në ta të jetë e theksuar barazia gjinore. Të gjitha aktivitetet projektuese duhen të kryhen deri në 2 shkurt 2017.

Vlera më e madhe e kontributit të Fondit të Kanadasë për një projekt do të jetë rreth 25.000 dollarë kanadëz.

Afati i fundit për dorëzimin e propozim projekteve është 3 korrik 2016. Propozimet dorëzohen kryesisht me postë elektronike, në formatin doc ose docx, në këtë adresë:

Canada Fund Coordinator
Canadian Embassy

E-maili: canada.fund2010@gmail.com

Për udhëzimet dhe formularët për paraqitje të projekteve në Fondin Kanadez, ju lutemi kontaktoni:

canada.fund2010@gmail.com

Burimi: Qendra për Zhvillim të Sektorit Joprofitabil dhe Trupi Koordinues