Arkiva e lajmeve
                   

FSHATRAT MALORE NË MEDVEGJË SHPESH MBESIN PA RRYMË

11. dhjetor 2018.

Medvegjë - Muajt ​​e fundit disa fshatra në komunën kodrinore dhe malore të Medvegjës kanë qenë pa energji për ditë të tëra. Janë të rrezikurara kryesisht vendbanimet në drejtim të rrjetit elektrik "Tulare",  i cili ka gjatësi prej dhjetë kilometra që ndodhet përgjatë vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.

Me rastin e këtij problemi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq mbajti një takim me përfaqësuesit e EPS-it. Sipas Zharko Gjorgjeviq, kreu i degës së "Elektrodistribucionit" në Medvegjë, prishjet ndodhin përshkak të vegjetacionit pyjor të pa pastruar përgjatë rrugës së linjës së transmetimit, si dhe dëmtimeve shpeshta në izolatorëve të tensionit të lartë pjesë të rrugës ku shtylla të vjetruara prej druri. Duke marrë parasysh se EPS-i në Medvegjë, për shkak të numrit të vogël të punonjësve dhe pajisjeve dhe automjeve të vjetruara nuk mund të përballen me këto probleme, kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, i dërgoi një letër ministrit të energjisë dhe minierave Aleksandar Antiq dhe Milorad Gërçiq drejtorit të EPS-it, duke i kërkuar ndihmë konkrete.

Në të njëjtin takim u konkludua se urgjentisht duhe të fillohet pastrimi i drunjëve të cilët pengojnë rrjetin, si të  zëvendësohen shtyllat prej druri në drejtimin e Tullarës.

"Me përfaqësuesit e EPS u diskutua dhe mbi furnizimin me energji alternative, e cila do të sigurojë furnizimin me energji elektrike në komunën e Medvegjës", tha Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës.

Kjo vetëqeverisje lokale përfshin 524.23 kilometra katrorë, nga të cilat 54.1% e territorit mbulohen nga pyjet. Komuna ka 34 bashkësi lokale me 42 vendbanime.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues