Arkiva e lajmeve
                   

FRIZERJA NGA PRESHEVA FALAS ZBUKURON GRATË NË QENDRËN PËR PRANIM

21. mars 2017.

Preshevë – Një herë në javë Teuta Jusufi mbyll sallonin e saj në Preshevë dhe me ndihmëset e veta niset për në Qendrën për Pranim për t`i rregulluar flokët falas refugjateve, ndërsa buzëqeshjet të cilat ia dhurojnë gratë të cilat kanë kaluar luftën e tmerrshme, siç thotë ajo nuk kanë çmim.

Iniciativa saj që falas t`i rregulloj këto gra, pa problem është pranuar edhe nga ana e organizatës e cila punon në Qendrën për Emigrantë.

„Me vite të tëra i shikojmë vështirësitë e këtyre njerëzve të cilët kanë kaluar nëpër Preshevë. Gjithmonë unë dhe burri edhe unë kemi shikuar që t`i ndihmojmë, posaçërisht në fillim, kur kampi në Preshevë nuk ka qenë i rregulluar. Ky është një kontribut i imi i vogël dhe dëshira që t`ia lehtësojmë ditët e emigruese”, tha Teuta.

Ajo shton se as ndihmëseve të veta dhe as asaj nuk i vjen vështirë që sëpaku për një moment dhe në këtë mënyrë t`i ndihmojë refugjateve në sallonin e improvizuar në Qendrën për Pranim në Preshevë.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues 

 

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.