Arkiva e lajmeve
                   

FOTO KONKURS: JETA IME NË DY RROTA

13. korrik 2017.

Në kuadër të projektit OMOCIKL – Info Qendra e Biçiklistave në Omolicë, Shoqëria e Qytetarëve “Suncokret”, në bashkëpunim me Fondacionin Trag, organizon konkursin shpërblyes të fotografisë në temën “Jeta ime në dy rrota”.

Shënoni momentin tënd më kreativ, interesant dhe të sigurt me biçikletën tuaj dhe tregoni si duket jeta Juaj në dy rrota!

Fotografitë dërgohen në adresën suncokret.omoljica@gmail.com me të dhënat e kontakit: emri dhe mbiemri, vendi i banimit, kontakt telefoni dhe modeli i fotoaparatit/telefonit me të cilin është formuluar fotografia, në mënyrë që organizatorët e konkursit të vërtetohen që fotografia është e juaja. Mund të dërgoni vetëm një fotogradi, e cila duhet të jetë e kualitetit sa më të mirë dhe atë më së voni deri më 1 gusht 2017.

Fotografia fituese zgjidhet nga juria profesionale e cila vlerëson idenë, përmbajtjen dhe kualitetin e fotografisë, por do të egzistojë edhe fotografia fituese në bazë të pëlqimeve më të mëdhë në faqen e facebook-ut: https://www.facebook.com/SuncokretOmoljica/

çmimi për fotografinë fituese janë ora për kilometër (sipas votave të jurisë profesionale) dhe pako e sigurisë për biçikletë (sipas pëlqimeve në faqen e facebook-ut).

Konkursi është hapur për të gjithë dashamirët e biçikletave nga e tërë Serbia.

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues