Arkiva e lajmeve
                   

FORMOHET REGJIONI TURISTIK JUGOLINDOR

22. prill 2019.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - Në kuadër të Panairit të Turizmit në Nish, u zhvillua një iniciativë e drejtuesve të organizatave turistike, ku u bë marrëveshja për formimin e rajonit turistik juglindor, i cili do të përbëhej nga katër rrethe – ai i Pirotit, Nishavës, Jabllanicës dhe Pçinjës.

Në takim morën pjesë 20 drejtorë dhe përfaqësues të organizatave turistike nga Leskoci dhe Nishi, të cilët janë drejtuesit e kësaj ideje, pastaj nga Vranjë, Piroti, Bela Pallankëa Medvegja, Bojniku dhe Bujanoci.

"Qëllimi është të konsolidimi ofertës turistike dhe të konkurrojë bashkërisht në projekte përmes programit IPA", tha Nebojsa Kociq, drejtoreshë e Organizatës Turistike të Leskocit.

Këto rajone formohen në Serbi sipas propozimit të Organizatës Turistike të Serbisë, dhe propozimet duhet të pranohen edhe nga qeveritë lokale.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues