Arkiva e lajmeve
                   

FORMIMI I GRUPIT PUNUES PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË NË PRESHEVË DHE BUJANOC

8. mars 2010.

BEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrës për politika arsimore, më 3 mars të  vitit 2010 në Pallatën Srbija kanë mbajtur prezentimin e rezultateve preliminare të studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Diskutimin e hapi drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq, përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Knut Volebek dhe sekretaresha shtetërore e ministrisë së Arsimit pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë, Tinde Kovaç Ceroviq. Përfundimin e Studios së vizibilitetit e paraqiti udhëheqësja e ekipit hulumtues dr Jana Baqeviq.

Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq në fjalën e tijë hyrëse paralajmëroi formimin e grupit punues i cili do të merret me zhvillimin e arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc. ,,Këtë grup punues do ta formojnë së bashku Trupi Koordinues, Ministria e Arsimit, përfaqësuesit e OSBE-së dhe komuniteti lokal në bazë të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc’’, Nenad Gjurgjeviq potencoi se ,,zhvillimi i arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc është i motivuar jo vetëm me nevojën që komunitietit shqipëtarë t’u mundësohet shkollimi i lartë në gjuhën e  tyre amtare, por  edhe nevojën që me rritjen e nivelit rë shkollimit të qytetarëve të kontibuojmë në zhvillimin ekonomik të këtij regjioni të pazhvilluar’’.

Studioja e vizibilitetit, teksti final i të cilit do të përfundohet dhe paraqitet në prill, parasheh që zhvillimi i shkollimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc do të bëhet sipas kornizës institucionale të shkollimit të lartë të Republikës së Serbisë dhe nëse është e mundur, sipas kornizës së shkollave të larta egzistuese të Nishit, Kragujevcit dhe Novi Pazarit. Siq theksoi Nenad Gjurgjeviq ,,zhvillimi i shkollimit të lartë duhet patjetër të jetë i qëndrueshëm, ndërsa programet e studios do t’i përmbushin nevojat për një zhillim sa më të mirë ekonomik’’. Një ndër përfundimet preliminare të Studios së vizibilitetit si qëndrim kyq parashihet edhe zhvillimi i aktiviteteve shtesë që të mundësohet socializimi i përbashkët dhe komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të kominiteteve të ndryshme, potencoi drejtori i Trupit koordinues.

Tinde Kovaç Ceroviq, sekretaresha shtetërore pranë Ministrisë së arsimit, tha se qështja rreth krijimit të sistemit të arsimit të lartë shkollorë në Serbinë jugore është prioritet i Ministrisë së arsimit e cila ka filluar të angazhohet në këtë projekt para një viti dhe ate në punën për hapjen e paraleleve të shkollave të larta të fakultetit Juridik dhe Ekonomik të univerzitetit të Nishit në Medvegjë. Sekretaresha shtetërore deklaroi se Ministria e arsimit po zhvillon një politikë të re arsimore, e cila mbështetet në këto tri qëllime: rritjen e punësimit, sigurimit të arsimit adekuat për të gjitha grupet etnike dhe inovacion kualitativ- duke u bazuar në kërkesat për dituri të reja.
Ajo shtoi se qëllimi e Ministrisë së arsimit është aplikimi i të gjitha elementeve të kontekstit shoqërorë në praktikë dhe se Ministria e arsimit është e  gatshme të angazhohet edhe më tutje në realizimin e ktijë projekti.

Komesari i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare, ambasadori Knut Volebek deklaroi se arsimi në Serbinë jugore duhet të jetë multietnik dhe multigjuhësorë me vlerësim se kjo do të ketë ndikim në zhvillimin e Serbisë jugore. Volebek theksoi se arsimimi është mënyra më e mirë për një ardhmëri më të mirë, duke shtuar se shkollimi i lartë në Preshevë dhe Bujanoc do t’u mundësojë Serbëve, Shqipëtarëve dhe Romëve studimin në gjuhën e tyre amtare, kështuqë do t’u lehtësojë integrimin e të tre komuniteteve. Ambasadori Volebek shtoi se nevojitet angazhimi i të tre komuniteteve etnike në këtë projekt duke përfshirë edhe përfaqësuesit e të tri qeverive lokale sepse projekti aplikohet për të mirën e qytetarëve të Serbisë jugore. ,,Zyrja e komesariatit të lartë të OSBE-së për pakica kombëtare do t’i japë përkahje të plotë në aplikimin e pjesës së mbetur të këtijë projekti’’, tha në fund të fjalimit të tijë Knut Volebek.

Në debatin ku morën pjesë përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi dhe Slobodan Drashkoviq, deputeti popullorë Riza Halimi, kryetarët e KK të Preshevës dhe Bujanocit – Skënder Destani dhe Jonuz Musliu dhe deputeti në KK të Bujanocit Dr. Stojança Arsiq, janë paraqitur vërejtjet konstruktive në disa konkluzione të Studios mirëpo qëndrimi i përgjithshëm ishte se Studioja e vizibilitetit është një hapë i qëlluar dhe shprehën gatishmërinë e tyre në kyqjen, formimin dhe përfshirjen e grupit punues për realizimin e këtij projekti.

Studioja e vizibilitetit është rezultat i projektit ,,Reforma e politikës arsimore në Serbinë jugore’’, e cila ka për qëllim sistematizimin e elementeve të sistemit arsimorë në Serbi, të analizojë përvojat komperative nga regjioni dhe t’u ofroj skenarin e mundshëm për aktivitetet e ardshme.

Studion e vizibilitetit finansiarisht e ka përkrahur Fondi për shoqëri të hapur, Zyrja për zhvillim ndërkombëtarë e Britanisë së Madhe, Fondi Ballkanik për demokraci dhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.