Arkiva e lajmeve
                   

FONTANA E RE PËR DITËN E KOMUNËS

12. maj 2017.

Medvegjë – Hapja solemne e fontanës pranë Shtëpisë së Kulturës në Medvegjë është caktuar për ditën e premte, më 19 maj, ka konfrimuar kryetari i kësaj komune Nebojsha Arsiq.

Kjo fontanë është ndërtuar në kuadër të projektit të rregullimit të Sheshit të Shtëpisë së Kulturës në qendër të komuës.

„Nuk planifikojmë që me këtë të ndalemi, Intenzivisht punojmë në rregullimin e Sheshit të Qytetit, fasadave dhe shëtitoreve, ndërsa reaksionet e qytetarëve janë të suksseshme”, tha Arsiq.

Në bashkëpunim me Organizatën Turistike të komunës së Medvegjës, është vazhduar edhe vendosja e sinjalizimit turistike, ndërsa billbordat janë vendosur në shumë lokacione.

„Qëllimi jonë është që komuna jonë me këtë rregullim të zbukurojnë dhe pastrojnë vendin për jetën e të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve të vendit tonë”, tha Arsiq.

Investimi i rregullimit të sheshit me fontanë ka vlerë prej 7 milionë dinarë, ndërsa të hollat janë siguruar përmes projektit nga buxheti i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues