Arkiva e lajmeve
                   

FONDI PËR ZHVILLIM, NJË INKURAJIM PËR JUGUN E SËRBISË

15. gusht 2011.

Nish – Zhvendosja e selisë së Fondit për zhvillim nga Beogradi në Nish në shkurt të këtij viti, ka dhënë tashmë rezultatet e para. Sllagjana Backoviq (Sladjana Backović) , drejtore e Fondit, thot se pas dhjetra takimeve të mbajtura me përfaqësuesit e kësaj organizate shtetërore, me personat nga odat ekonomike dhe me shoqatat  e biznesit nga i tërë vendi, veçanarisht nga jugu dhe jug-lindja e Sërbisë, ndryshohet klima dhe shihet një lëvizje e dukshme në planin e biznesit.

„Jemi shumë të kënaqur me atë se çka është bërë deri më tani, edhe pse ka kaluar vetëm gjysëm viti nga zhvendosja e selisë së Fondit nga Beogradi në Nish. Më së shumti është punuar në zhvillimin e sipërmarrjes nëpërmjet krijimit të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonën e Nishit, Pozharevcit, Jagodinës, Prokupljës, Leskocit dhe Bujanocit, dhe deri në fund të këtij viti Fondi për zhvillim do të inicojë aksione dhe nisma të këtilla edhe në teritoret  e komunave tjera. Qëllimi ynë është që të rritet numri i shfrytëzuesve të vegjël të mjeteve të fondit, dhe jo që mjetet tu shkojnë në pak shfrytezues të mëdhenj“ tha drejtoresha e Fondit.

Konkursi me oferta të Fondit është i hapur gjatë tërë vitit. Deri në ditët e para të gushtit, Fondi për zhvillim i ka ndarë ndihma personave juridik në komunat e pazhvilluara të Sërbisë, të cilat ndihma kanë shkuar më së shumti në jugun e vendit, pra 3 miliardë e 405 milionë dinarë. Në të njejtën peridhë janë ndihmuar edhe ndermarrësit në komunat e pazhvilluara me kredi në lartësi prej 53 milion dinarëvë. Gjithsejt  janë shpërndarë kredi afat-shkurte në lartësi prej 837 milionëve, ndërsa të investimeve prej 4,42 miliard dinarë. Sipërmmarësve nga komunat tjera iu janë ndarë 78 milion të mjeteve të kredive, çka gjithsejt arrin shumën e 8,85 miliard dinarëve.