Arkiva e lajmeve
                   

FONDI PËR ZHVILLIM KA MIRATUAR KREDI PËR NDËRMARRËSIT-FILLESTAR DHE PERSONAT JURIDIK

30. mars 2016.

Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë, si njëri ndër partnerët e rëndësishëm në “Vitin e ndërmarrësisë 2016”, nga 11 marsi, ditë e premte, fillon me pranimin e kërkesave sipas Programit të Fondit për Zhviillim, për çka janë planifikuar mjete në vlerë prej 7,2 miliardë dinarë. Kreditë do të jepen për start-up për ndërmarrësit-fillestarë dhe personat juridik. 

Afati i paraparë i pagesës është deri në pesë vite në kuadër të cilës është periudha grejs deri në një vit. Fondi për Zhvillim do të punoj edhe në avansimin e biznesit përmes plasmanit të kredive për mjetet e përhershme të kapitalit punues (afati i pagimit deri në pesë vite në kuadër të cilës periudha grejs është deri 9 muaj), për likuiditet aktuale (afati i pagimit deri 18 muaj në kuadër të cilës periudha grejs është deri në tre muaj) dhe keditë afatshkurte (afati për pagim është prej tre deri 12 muaj).

Janë planifikuar edhe investimet përmes kredive për investime (afati për pagim prej 7-10 vjet në kuadër të cilës periudha grejs është deri në një vit).

Kreditë do të ndahen me interes më të ulët prej 1,5%, përmes garancisë së bankës, në nivel vjetor, apo në 3% me mjetet tjera të siguruara.

Të gjitha informacionet, si dhe lista rreth dokumentacionit të nevojshëm për paraqitjen e kërkesave, mund të gjenden në ueb faqen www.fondzarazvoj.gov.rs

Burimi: Fondi për Zhvillim të Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues