Arkiva e lajmeve
                   

FONDI PËR ZHVILLIM I REPUBLIKËS SË SERBISË: PËRKRAHJE PËR DY KOMPANI NGA BUJANOCI

27. shtator 2016.

Beograd, Bujanoc – Nga 35 kreditë e favorshme sipas programeve për përkrahjen e investimeve dhe sigurimin e mjeteve të përhershme të punës, të cilat i ka miratuar Këshilli Administrativ i Fondit për Zhvillim i Republikës së Serbisë, dy i kanë takuar kompanive në Bujanoc.

Këto kompani janë “Manasijeviq” DOO dhe “Termopan-Glas” DOO, në të cilat momentalisht janë të punësuar nga 10 punëtorë.

Vlera e parallogarisë së investimeve për prodhimin e mobilerive ndërtimore në “Manasijeviq” DOO, është 9,5 milionë, ndërsa për investimin e mjeteve të përhershme të punës në “Termopan” është 18 milionë dinarë.

Nga vlera e përmendur e mjeteve të kërkuara, Këshilli Administrativ i Fondit për Zhvillim ka propozuar ndarjen e 6.000.000, përkatësisht 10.000.000 dinarë, për periudhën grejs deri më 31 mars 2017.

Përveç numrit egzistues të punëtorëve, shfrytëzuesit e kredisë afatgjate për investim duhet të punësojnë edhe 9, përkatësisht 2 punëtorë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

 

homescontents