Arkiva e lajmeve
                   

FILLON VERA KULTURORE NË BUJANOC

14. korrik 2017.

Bujanoc – “Vera Kulturore 2017” do të hapet sot në ora 19, në pllaton pranë Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke filluar me shfaqjen e fëmijëve nga Institucioni Parashkollor “Gëzimi Ynë”.

Vera Kulturore zgjat deri më 28 korrik.

Sipas fjalëve të organizatorit, shfaqja e sotshme e voglushëve nga çerdhja do të përcillet nga shoqëria kulturoro-artistike “Soko” nga Bujanoci, duke filluar nga ora 21.

Në ditët e ardhshme do të ndryshohet nga koncertet me muzikë shqipe, ndërsa më 27 korrik qytetarët e Bujanocit do t`i argëtoj ylli nga Grand Show, Nikolla Nikolliq.

Dita përfundimtare e këtij institucioni kulturor është paraparë për adhuruesit e xhazit.

Në Shtëpinë e Kulturës ende është e hapur ftesa për të rinjët të cilët dëshirojnë që të tregojnë talentin e tyre dhe shfaqjen në këtë manifestim tradicional.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues