Arkiva e lajmeve
                   

FILLON REGJISTRIMI I STUDENTËVE ME VETFINANCIM NË AKADEMINË USHTARAKE

13. korrik 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Kandidatët për regjistrim në Akademinë Ushtarake të Universitetit të Mbrojtjes në Beograd në vitin shkollor 2017/2018, sot mund të paraqiten në konkurs si student me vetfinancim.

Siç është kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes, paraqitjet dorëzohen më 11 dhe 12 korrik, në mes të orës 10 deri 14, ndërsa nënshtrimi i provimit pranues do të mbahet më 14 korrik, prej orës 11 deri 13.30 në Akademinë Ushtarake.

Përveç formularit të paraqitjes, i cili merret në Akademinë Ushtarake, kandidatët duhet t`ia bashkangjesin dhe fotokopjet: e vërtetimit mbi arsimimin e përfunduar të shkollës së mesme, diplomën e shkollës së mesme, çertifikatën e lindjes, çertifikatën e shtetësisë dhe vërtetimin mbi pagesën për nënshtrimin e provimit pranues.

Të gjithë kandidatët të cilët dorëzojnë paraqitjet janë në detyrim që në nënshtrimin e provimit të kenë dokumentin për identifikimin personal. Pë rata të cilët plotësojnë kushtet dhe me sukses e kalojnë provimin pranues, regjistrimi do të realizohet më 20 dhe 21 korrik, në hapësirat e shërbimit studentor në Akademinë Ushtarake, prej orës 10 deri në 14.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues