Arkiva e lajmeve
                   

FILLON PUNA NË FABRIKËN E PELETIT NË MEDVEGJË

11. mars 2014.

Medvegjë – Dyzet e pesë të rinj e ndjekin trajnimin njëmujor, ku më pas do të fillojnë të punojnë në fabrikën e peletit në Medvegjë.

Kryetari i kësaj komune, Sllobodan Drashkoviq, ka thënë se në këtë fabrikë do të punësohen 50 persona.

“Në trajnim janë personat nga tregu i punës për të cilën janë paraqitur në konkurs”, tha Drashkoviq.

Ai ka shtuar se në fabrikë, e cila ndodhet në vendin e fabrikës së dikurshme “Теrmovent”, janë investuar diçka më shumë se një milion euro.

„Komuna e Medvegjës për këtë fabrikë ka marrë kredit prej 670.000 euro, Qeveria e Sllovenisë ka ndarë 290.000 euro ndërsa EU Progres-i 100.000 euro“, tha Drashkoviq.

Poashtu ai theksoi se kjo fabrikë do të ketë të siguruar tregun për transportin e peletit në Slloveni, Itali dhe Greqi, si dhe seriozisht të llogaritet edhe në tregun e vendit.

Fabrika e peletit në Medvegjë solemnisht do të hapet të enjtën, ku është lajmëruar edhe ardhja e kryeministrit Ivica Daçiq, shefit të delegacionit të EU, Majkëll Devenport, ambasadorit të Sllovenisë në Republikën e Serbisë dhe përfaqësuesëve të EU Progresit.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues