Arkiva e lajmeve
                   

FILLON NDËRTIMI I UJËSJELLSIT NË PRESHEVË ME NDIHMË TË NORVEGJEZËVE

19. mars 2021.

Preshevë - Ka filluar ndërtimi i tubacioni të ri nga stacioni i pompimit "Zhunica" deri në rezervuarin "Kroi i keq” në Preshevë, me mbështetjen e Mbretërisë së Norvegjisë,  përmes projektit "Norvegjia për ju - Sërbia". Punimet me vlerë 620,000 euro do të përfundojnë deri në shtator 2021, gjë që do t'u japë 13,000 banorëve të Preshevës një furnizim më të sigurt me ujë.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës së komunës së Preshevës, e cila ka një sfidë të kahershme me furnizimin me ujë.

 Me mbështetjen e Mbretërisë së Norvegjisë, më herët me sukses është bërë rindërtimi i stacionit të pompimit Zhunica  në Preshevë, që është pjesë e këtij sistemi, "tha përfaqësuesja e projektit Milica Došenoviq.

Sipas projektit, ndërtimi i tubacionit është i ndarë në tre seksione me një gjatësi totale prej rreth gjashtë mijë metrash. Me rastin e lidhjes në tubacionin e ri, do të ketë ndërprerje në furnizimin me ujë, për të cilat shërbimet kompetente do të informojnë përdoruesit në kohën e duhur.

Shtoi se Mbretëria e Norvegjisë ka ndarë 430,000 euro për realizimin e këtyre punëve, ndërsa Komuna e Preshevës, përmes Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanovac dhe Medvegjë, ka siguruar 190,000 euro .

Projekti "Norvegjia për ty - Sërbia" synon të kontribuojë në zhvillimin e ekuilibruar socio-ekonomik në Serbi duke rritur mundësitë e punësimit, veçanërisht për grupet e ndieshme dhe të margjinalizuara.

Projekti gjithashtu mori pjesë në forcimin e sistemit shëndetësor në përgjigje të pandemisë KOVID-19 dhe financohet nga Mbretëria e Norvegjisë me 8.7 milion euro. Aktivitetet në terren kryhen nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet e projektit (UNOPS).

Burimi:Nova ekonomija, RTV, OK Radio, Jugpre dhe Trupi koordinues