Arkiva e lajmeve
                   

FILLON KONKURSI PËR PUNIMIN MË TË MIRË MEDIAL RRETH NDIKIMIT TË EUROINTEGRIMEVE NË JETËN E BANORËVE NË JUGLIDNJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË

19. dhjetor 2016.

Beograd – Programi Zhvillimor i Progresit Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e UE-së në Republikën e Serbisë dhe Zyrës për Integrime Europiane të Qeverisë së Republikës së Serbisë, ka shpallur konkursin për raportin më të mirë medial të mediave lokale dhe rajonale në temën e integrimeve europiane dhe ndikimin në jetën e përditshme tek qytetarët në juglindje dhe jugperendim të vendit.

Punimet janë publikuar në periudhën prej 15 dhjetor 2016, deri në 1 mars 2017, duhen të përqendrohen në përkrahjen të përgjithshme të cilat Unioni Europian, në partneritet me qeveritë e Zvicrrës dhe Serbisë, përmes Progresit Europian, t`i ofrojnë zhvillimit lokal me qëllim që të avansojnë kualitetin e jetës së banorëve në 34 komuna të përfshira në këtë program.  

Shpërblimet do të ndahen në tetë kategori: punimi më i mirë televiziv, raporti më i mirë në radio, raporti më i mirë gazetar, punimi më i mirë i publikuar në internet, seriali më i mirë i punimeve mediale, punimi më i mirë mbi sipërmarrësinë, punimi më i mirë për projektin i cili financohet nga UE-ja në njërën ndër komunat të përfshira në program, si dhe punimi më i mirë mbi projektet potenciale të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të jtës së bashkësisë lokale në këto komuna.

Duke theksuar rëndësinë e mediave, posaçërisht atyre lokale, në informimin e qytetarëve të Serbisë për procesin e integrimeve europiane, Marko Vujaçiq, udhëheqësi nacional i Progresit Europian ka thënë: “Shpresoj që ky konkurs të inkurajoj gazetarët lokal dhe rajonal të mediave që të raportojnë për temat dhe projektet të cilat përbëjnë esencën e asaj që dhurojnë integrimet europiane të qytetarëve, ndërsa çka nuk është ende në fokus, duke marrë parasysh temat politike dominojnë ato të cilat i përkasin zhvillimit shoqëror dhe ekonomik”.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë mediat e shkruara lokale dhe rajonale, agjencionet gazetare, radio programet, programet televizike apo internet portale me seli në njërën ndër vetqeverisjet lokale të përfshira në Progresin Europian. Punime mund të dërgojnë edhe mediat rajonale me seli jashtë komunave programore të cilat dy vitet e fundit aktivisht raportojnë rreth ngjarjeve në më sëpaku pesë komuna të përfshira në Program.

Shpërblimet do t`i ndahen punimeve më të mira në të gjitha tetë kategoritë, si dhe shtëpive mediatike, poashtu edhe gazetarëve të tyre të cilat kanë përgaditur punimet. UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës përmes PROGRES-it Europian do të shpërblej shtëpitë mediatike me pajisje me vlerë 5.000 euro, në mënyrë që të forcohen kapacitetet teknike të mediave lokale dhe rajonale. Zyra për Integrime Europiane për autorët e raporteve mediale të cilët janë vlerësuar si më të mira do të organizoj vizitë pune institucioneve relevante shtetërore naciolane të përfshira në procesin e integrimeve europiane në Beograd, ndërsa pastaj në organizim të Delegacionit të UE-së ata do të qëndrojnë për vizitë punë në Bruksel, ku do të takohen me zyrtarët e UE-së, do të vizitojnë insitucionet e UE-së, si dhe rëndësitë kulturore të Brukselit dhe do të njihen me kolegët e tyre të cilët raporotjnë nga Brukseli.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues