Arkiva e lajmeve
                   

FILLON KONKURSI I ARTIT PËR KALENDARIN E PROGRES-it EUROPIAN PËR VITIN 2015

13. tetor 2014.

Të premten më 10 tetor, për nxënësit e shkollave të mesme dhe gjimnazeve në 34 komuna të Serbisë juglindore dhe juperendimore ka filluar konkursi i artit për kalendarin e ri të programit të PROGRES-it Europian. Tema e konkursit është „Njihe Europën“.

Qëllimi i konkursit është inkujarimi i nxënësve të shkollave të mesme në zhvillimin e talentit të tyre dhe frymëzimin për të kërkuar dhe zbuluar faktet e vogla, por interesante rreth Europës, si dhe të tregojnë kreativitet në prezantimin figurativ të zbulimeve të tyre audiencës së gjërë.

Me organizimin e këtij konkursi, PROGRES-i Europian ka vazhduar traditën të cilën vitet e kaluara e kishin organizuar programet zhvillimore europiane të EU PROGRES-it dhe MIR-it, në juglindje dhe jugperendim të Serbisë. Nxënësit, arsimtarët dhe prindërit këtë inciativë e kishin vlerësuar pozitivisht viteteve të shkuara dhe me kënaqësi e kishin mbështetur.

Dymbëdhjet punimet më të mira, të cilat i zgjedh juria profesionale, do të shtypen në kalendarin e PROGRES-it Europian për vitin 2015. Autorët e rinj të punimeve të zgjedhura do të ndahen kompjuterë laptopë, tabletë si dhe fotoaparate.

Kompjutori llaptop dhe proxhektori do t`i ndahet shkollës e cila do të zgjidhet si më e mira në bazë të numrit të përgjithshëm dhe kualitetit të punimeve të dorëzuara, si dhe angazhimit në organizimin e garës mbrenda shkollës.

Konkursi është i hapur deri më 10 nëntor 2014, ndërsa shpallja e fituesve, ndarja e shpërblimeve dhe promovimi i kalendarit për vitin 2015, do të organizohen në fund të muajit dhjetor në Bllacë.

Nxënësit e konkursit figurativ të këtij viti „Njihe Europën“, duhet t`i prezantojnë faktet e para individuale rreth Europës për të cilat mendojnë se janë interesante. Të gjitha punimet duhet t`i shoqëroj edhe një përshkrim i shkurtër me të cilin shpjegohet faktet e prezantuara dhe zgjërimin e njohurive rreth Europës.  

Informacionet rreth konkursit mund t`i gjeni në adresën http://www.euprogres.org/vest.php?id=603 .

Në programin e PROGRES-it Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sëlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevaci në juglindje të vendit. 

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues