Arkiva e lajmeve
                   

FILLON KONKURSI I ARTIT I PROGRESIT EUROPIAN PËR VITIN 2018

18. tetor 2017.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Programi zhvillimore i Progresit Europian ka hapur konkursin shpërblyes për nxënësit e shkollave të mese dhe gjimnazeve në 34 komunat e juglindjes dhe jugperendimit të Serbisë në temën “Projekti im i dashur europian”.

Konkursi organizohet përmes ndihmës së UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, për të njëmbëdhjetën vit rradhazi, në mënyrë që të bëhet inkurajimi i krijimtarisë krative në mes të rinjëve të jugut të vendit.

Tema për këtë vit ka për qëllim që të rinjët nga komunat programore mirë të njihen me projektet të cilat në vendin e tyre për disa dekada përkrahen nga UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës dhe kështu do të kontribuojnë në jetëm më të mirë të njerëzve. Nxënësit kanë detyrë që me arsimtarët e tyre të vizitojnë ndonjë objekt, të zgjedhin projektin e tyre të dashur europian në bazë të rëndësisë së tyre dhe ndikimit pozitiv në jetën e banorëve lokal, ndërsa pastaj në mënyrë kreative dhe origjinale ta prezentojnë.

Punimet më të mira të cilat do të zgjidhen nga juria profesionale do të gjinden në faqet e kalendarit të Progresit Europian për vitin 2018, ndërsa autorët dhe autoret e punimeve të zgjedhura do të shpërblehen me llaptop dhe tablet, si edhe me telefona mobil. Shkolla më e mirë si çmim do ta fitoj llaptop dhe proxhektor.

Konkursi është i hapur deri më 15 nëntor 2017, ndërsa shpallja e fituesëve, ndarja e shpërblimeve dhe promovimi i kalendarit do të organizohet në dhjetor.

Për informata më të hollësishme rreth këtij konkursi mund të klikoni në këtë link: http://www.europeanprogres.org/konten/sr/703/Propozicije-likovnog-konkursa-za-kalendar-Evropskog-PROGRESa-2018/  

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues