Arkiva e lajmeve
                   

FILLON KONKURSI I ARTIT I PROGRESIT EUROPIAN PËR VITIN 2017

20. tetor 2016.

Bujanoc – Programi zhvillor i Progresit Europian ka shpallur konkursin shpërblyes të artit për nxënësit e shkollave të mesme dhe gjimnazeve nga 34 komunat e juglidnjes dhe jugperendimit të Serbisë në temën “Europa: Zgjedhje e guximshme”.

Konkursi përmes UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, organizohet për herë të dhjetë me rend me qëllim të inkurajimit të trashigimisë kreative në mes rinisë në jugun e Serbisë.

Tema e këtij viti ka pasur për qëllim që t`i ofrohet procesit të integrimeve europiane rinisë nga komunat të përfshira në program në mënyrë që të njihen shumë mundësi të cilat UE-ja i ofron.

Nga pjesëmarrësit e konkursit “Europa: Zgjedhje e guximshme”, pritet që në mënyrë kreative dhe origjinale të përfaqësoj synimet e veta të arsyeve për të cilat UE-ja prezenton “Zgjedhje e guximshme”, si për për individë por edhe për gjithë Serbinë.

Progresi Europian këtë vit konkursin e ka rrjetëzuar me “Me ditarin europian”- udhëzuesin për shkolla të mesme, qëllimi i të cilit është që nxënësve në mënyrë argëtuese dhe informative t`i ofroh të gjitha temat relevante në lidhje me UE-në. Kështu prej autorit pritet që si rekomandim para përpilimit të punimit të përdor kapitullin e “Ditarit”, prej të cilit secili është i drejtuar njërës “temë europiane”.

Dymbëdhjetë punime më të mira do të gjinden në faqet e kalendarit të Progresit Europian për vitin 2017.

Autorët e punimeve të miratuara do të shpërblehen me llaptop dhe tablet, si edhe me telefona mobil, ndërsa shkolla më mirë do të shpërblehet me llaptop, projektor dhe pajisjet përcjellëse.

Konkursi është i hapur deri më 17 nëntor 2016, ndërsa shpallja e fituesve, ndarja e çmimeve dhe promovimi i kalendarit do të organizohen në fund të dhjetorit.

Për më shumë informacione vizitonië këtë adresë: http://www.europeanprogres.org/konkursi/sr/

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues