Arkiva e lajmeve
                   

FILLIMI I FUSHATËS „GJENI KOHË“

24. janar 2014.

Beograd-  Në kuadër të Javës Evropiane të parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc do të fillojë fushata "Gjeni kohë", synim i të cilës është të informajë dhe edukojë publikun për rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimin e shëndetit të grave.

Fushatën e financon Bashkimi Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit për partneritet me komunat (EU Progres), ndërsa në teren e praktikon agjensioni V+O Communication. Fushata do të përfshij aktivitete të ndryshme, dhe përmes secilit aktivitet do të tërhiqet vëmendja publikut që kujdesi për shëndetin është brengë e njejtë si brengë për pasardhësit, si dhe parandalimi është ilaç për një jetë të shëndetshme.

Aktivitetin e parë do ta paraqesin studentët e mjekësisë, të cilët si mjek të ardhshëm, do të këshillojnë qytetarët për rëndësin e kontrolleve të rregullta gjenekologjike dhe për pasojat për moskujdes të shëndetit të tyre. Ata të shtunën, më 25 janar, në qendrat tregtare të qyteteve në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, qytetarëve do të shpërndajnë broshura informative dhe bexhe, të cilat do të duhet të iu a rikujtojnë që të gjejnë pakëz kohë për veten e tyre dhe kontrollet e rregullta.

„Me rolin aktiv të grave dhe kontrolleve të  rregullta mund të arrijmë deri te  zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës dhe të ndihmojë në shërimin dhe ruajtjen e shëndetit. Duke marrë parasysh këtë, me dëshirën që kualiteti i mbrojtjes së shëndetit të grave  në këtë territor të zhvillohet sa më shumë, Qeveria e Serbisë, komuna e Preshevës, Bashkimi Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit të EU Progresit, kanë financuar ndërtimin dhe paijisimin e maternitetit në Preshevë“- i ka deklaruar Ana Nedelkoviq, bashkpunëtorëve për një menaxhim të mirë.

Përveç kësaj fushata “Gjeni kohë” parasheh edhe emitimin e spotit televiziv dhe  reklamave në radio, që do të transmetohen në televizionet dhe radiot lokale, si dhe në billborde të cilët janë të shpërndara në disa lokacione të Vrajës, Preshevës dhe Bujanocit. Mbledhja profesionale dhe konferenca do të mbahen në Bujanoc më 4 shkurt 2014, në Ditën Ndërkombtarë Kundër Kancerit, ndërsa për gjimnazistët dhe studentët do të organizohet ligjerata të ndryshme edukative në rritjen e njohurive të të rinjve për qëndrim përgjegjës ndaj një sjellje të përgjegjshme seksuale dhe rëndësinë e shëndetit reproduktiv, i cili ligjërim do të kryhet nga  studentët e mjekësisë.

Burimi: Kontrollimi ekonomik, Jugmedia dhe Trupi Koordinues