Arkiva e lajmeve
                   

FILARMONIA NË JUG

25. mars 2016.

Beograd – Në kuadër të projekteve të tyre të decentralizimit, Filarmonia e Beogradit, prej 29 deri 31 mars, realizon turneun e vogël në tri qytete, me emri Filarmonia në Jug. Në rrugën prej Vrajës (29.03), përmes Leskocit (30.03), deri në Aleksinc (31.03), Ansambli i Filarmonisë së Beogradit do t`i dhuroj publikut në këto tri qytete Oktetin e Shurbetit.

Filarmonia në jugun e Serbisë do të përfaqësojë njërin nga kualitetet e saj të programit dhe do të vij deri tek publiku larg prej më shumë se qindra kilometra nga Beogradi, e cila nuk ka mundësi të vizitojë koncerte të orkestrave nacionale. Pjesëtarët e Oktetës janë muzikantët të cilat janë solistët e njohur në orkestër, ndërsa përfaqësimin e grupeve të ndryshme instrumentale në këtë ansambël, e bëjnë “filarmoninë e vogël”.

Projekti realizohet në bashkëpunim me institucionet kulturore në këto qytete, të cilat janë të zgjedhura sipas kritereve të programeve kualitative dhe mardhënieve aktive ndaj zhvillimit të kulturës lokale. Nikoqirët e Filarmonisë në Jug janë Teatri “Bora Stankoviq” në Vrajë, Qendra Kulturore e Leskocit dhe Qednra për Kulturë dhe Art në Aleksincë.
 

Përveç klasit të parë të programit muzikor për pubikun, Filarmonia në Jug, ka edhe për qëllim forcimin e zhvillimit kulturor të mjediseve lokale, qasjen artistike, kapaciteteve organizacionale dhe promovuese, në kuadër të projekteve të institucioneve shoqërore kompetente.

Burimi: Politika, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues