Arkiva e lajmeve
                   

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR STUDENTOR NË TRONDHEIM 2019 - ISFIT

14. gusht 2018.

Festivali Ndërkombëtar Studentor në Trondheim të Norvegjisë (ISFiT) është një festival studentor që do të mbahet në shkurt 2019 për emigracionin. ISFiT fton studentët nga e gjithë bota të aplikojnë për dialogun që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një seminar dhjetëditor mbi emigracionin në Reros (28.01-06.02) dhe pastaj në festivalin dhjetëditor në Trondheim (07.02-17.02), ku ata do të jenë në gjendje të takojnë nxënës anembanë botës.

ISFit është një përvojë e paharrueshme sepse ju do të keni mundësi të mësoni të punoni në zgjidhjen e problemeve në jetën tuaj dhe brenda komunitetit tuaj, si dhe mundësinë për të krijuar marrëdhënie për një jetë.

Studentët e përzgjedhur do të kenë të siguruar akomodim, ushqim dhe harxhimet e paguara të rrugës.

Më shumë informacioni mund të gjeni më në

https://drive.google.com/file/d/1chqV8pgusmefYvlLNk_MFMJPsz0CYwYP/view  

Afati i fundit për aplikacion është 15 shtator 2018.

Kandidatët, aplikacionet e të cilët përzgjidhen, do të ftohen në intervistë në Beograd.

Ju mund të gjeni formularin e aplikimit në

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlzjN3SZDZfhvybLuUx3FAajSuj5ppcRRP0TB_DB4tdIPC0g/viewform

Mund të dërgoni pyetje shtesë në këtë adresë elias.elfarri@isfit.no

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues