Arkiva e lajmeve
                   

FEMRAT NGA LESKOCI DHE BUJANOCI RRETH BARAZISË GJINORE

7. mars 2014.

Leskoc – Kryetari i Leskocit, Goran Cvetanoviq, ka biseduar rreth përmisimit të drejtave të barazisë gjinore me përfaqësuesit e Këshillit për barazi gjinore të Leskocit dhe Bujanocit.

„ Parimi i barazisë gjinore dhe jo-diskriminimit është një nga themelet e të drejtave të njeriut, ndërsa baraziaë gjinore është një parakusht për progres të një bashkësie”- ka thënë Cvetanoviq.

Ai ka shtuar se gratë në Serbi ende janë të pabarabarta.

 „Ende egziston tolerancë e gjërë e shoqërisë rreth dhunës familjare, është e madhe papunësia e grave, pak janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës, dhe ky është një problem në të cilën duhet të punohet. Para katër viteve është miratuar Strategjia Kombëtare për përmisimin e pozitës së gruas, ndërsa pak më vonë edhe Ligji për barazi gjinore. Qyteti i Leskocit vepron në përputhje me ligjet e miratuara, çka tregon se në kabinetin tim shumica janë gra. Përfaqësueset e Këshillit për Barazi Gjinore të Bujanocit kanë zgjedhur qytetin tonë si shembull i praktikës së mirë“.  

„Ato janë këtu për ti këmbyer përvojat. Me këtë rast po lajmroj se do të kemi edhe projekte të përbashkëta” – ka thënë Ana Volf, përfaqësuese e Këshillit për Barazi Gjinore nga qyteti i Leskocit.

Udhëheqësja e Zyrës për zhvillim ekonomik lokal të komunës së Bujanocit, Fazila Azemoviq, ka folur rreth projektit i cili momentalisht është duke u implementuar në Bujanoc, ndërsa i finansuar nga Programi i Partneritetit Europian me komunat „ЕU Progres“. Azemoviq ka theksuar se Këshilli për Barazi Gjinore në Bujanoc, në aspektin e bashkëpunimit, më së shumti graviton në drejtim të Leskocit, sepse Leskoci është njëri ndër qytetet më të suksseshme në kësisoj aktivitete.

„Me këto projekte dëshirojm që ti bashkojm tri segmente: ekonomik, sektorin joqeveritar dhe sektorin publik i cili aplikon për projekte të ndryshme, dhe i gëzohemi bashkëpunimit të ardhshëm”, - ka thënë Azemoviq.

Ajo ka shtuar se të dhënurat statistikore rreth pjesëmarrjes së grave në jetën shoqërore në Bujanoc nuk janë të mira. Këshilli ka marrë forcat e veta për forcimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues