Arkiva e lajmeve
                   

FËMIJËT ME INVALIDITET NË SERBI DO TË MARRIN SHTESA PËR FËMIJË TË RRITURA PËR 50 PËRQIND

3. mars 2016.

Fëmijët me invaliditet në Serbi në të ardhmen do të marrin shtesat fëmijore të rritura për 50 përqind në raport me përdoruesit tjerë, dhe kështu kjo është një formë e mbështetjes për familjarët e tyre të cilat i parasheh Propozim Ligji për Mbështetje Finansiare për Familjet me Fëmijë.

Krijuesit e rregullores, siç theksoi ministri për punë Alleksandar Vulin, përveç kritikave të shumta nga publiku, nuk kanë hequr dorë nga kërkesat që fëmija po nëse nuk shkon rregullisht në shkollë nuk do të jetë në listën shfrytëzuesëve të shtesave. Shkolla fillore është e detyrueshme, ndërsa shtesat për fëmijë nuk janë masa të politikës sociale.

„Numri i fëmijëve nga 7 deri 15 vjeç të cilët marrin të holla është 183.000, ndërsa nxënësve të shkollave mesme prej 15 deri 19 vjet i kemi gjithsje 83.000. Kjo i bie që kanë „rënë“ 100.000 prej tyre për vetëm disa vite, dhe kështu shtrohet pyetja sa prej tyre kanë shkuar edhe në shkollën fillore. Dëshirojmë që vetëm t`i detyrojmë që të shkojnë në mësim në mënyrë që nesër mos të bien marrë e shtetit si raste sociale“, ka thënë Vulin.

Ai zbulon se është rritur edhe numri i pranimit të parave për më të rinjët. Këtë të drejtë mund ta kenë katër fëmijët nga familja, ndërsa e reja ë kësaj është që kur një fëmi “del” nga e drejta mund ta fitoj të tjetrën.

Burimi: Veçernje novosti dhe Trupi Koordinues