Arkiva e lajmeve
                   

FALEMINDERIMI PËR BASHKËSINË KOMUNALE

24. gusht 2016.

Preshevë – Ministri për punë, punësim, çështje veterane dhe sociale, Aleksandar Vulin ka faleminderuar komunën e Preshevës për mirëkuptim dhe angazhimin e madh gjatë krizës së emigrantëve.

„Ka pasur ditë kur në Preshevë kanë qenë nga 10.000 njerëz, çka nuk është pak për qytetin i cili ka po aq banorë”, ka thënë Vulin dhe ka faleminderuar udhëheqësinë e komunës për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Ai ka thënë se gjithë kjo e cila bëhet në Preshevë për pranimin e refugjatëve në fund do t`i mbetet banorëve dhe ka paralajmruar se kriza e emigrantëve nuk ka përfunduar.

„Nga 1 janari deri tani janë regjistruar 103.582 persona, ndërsa edhe pas mbylljes së rutës ballkanike numri i refugjatëve të cilët hyjnë në Serbi është i madh”, ka thënë Vulini dhe ka shtuar se pjesëtarët e patrullave të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë deri më tani kanë parandaluar 5.008 persona që ilegalisht të hyjnë në Serbi. Më së shumti kalim tentime ka pasur nga Bullgaria, ndërsa diçka më pak nga Maqedonia, ka thënë Vulin.

Sipas fjalëve të tij, ushtria dhe policia nuk e ndalojnë askend të kërkoj azil në vendin tonë dhe deri më tani këtë e kanë kërkuar 7.345 perona, mirëpo numri më i madh i tyre ka lëshuar Serbinë para se të mirren kërkesat.

„Në qendrat për pranimin e refugjatëve momentalisht qëndrojnë 3.754 persona, ndërsa numri i madh nuk ka kërkuar azil”, ka thënë Vulin.

„Duke marrë parasysh se aktivitetet në mbrojtjen e kufive janë shumë të shtrenjta, Serbia ka kërkuar ndihmë prej shtetit të cilat do të ishin problem shumë i madh që mos sillemi në këtë mënyrë”, ka thënë Vulin.

Shefi i zyrës së UNHCR-ës në Serbi, Hans Shoder, ka thënë se me rastin e hapjes së pjesë së tretë të Qendrës për Pranimin e Refugjatëve kapaciteti është rritur në 650 vende, dhe Qendra tani mund t`i pranoj 1.500 refugjatë.

Edhe Shoder ka paralajmruar se kriza e emigrantëve nuk ka mbaruar, për këtë UNHCR-a në i ndihmon Serbisë për dimrin që po vjen.

„Në punimet për përmirësimin e objektit të ri për akomodimin e  refugjatëve janë investuar 400.000 euro, ndërsa po aq janë investuar për infrastrukturë në Preshevë, ndërsa për këtë vit ndihma jonë ka kaluar dhjetë milionë dinarë”, ka thënë Shoder.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipri Arifi, ka faleminderuar të gjithë të cilët kanë ndihmuar që problemi i emigrantëve ta zgjidhin sikur banorët dhe pushteti lokal në këtë vend.

„Jemi faleminderues Qeverisë së Serbisë, UNHCR-ës dhe donatorëve të huaj që me punën ekipore kanë ndihmuar që të tregojmë ndjenja me emigrantët. Jemi faleminderues edhe për ndihmën nga donatorët jo vetëm për Qendrën e Pranimit, por edhe për vetqeverisjen lokale, ku janë parë problemet tona të cilat i kemi zgjidhur në mënyrë të përbashkët”, ka thënë Arifi.

Përveç paviloneve të reja për fjetje, renovohet edhe salla ku do të vendoset restorani për emigrantë.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë momentalisht qendrojnë 520 emigrantë.

Burimi: Tanjug, RTS, FoNet, Jugpres dhe Trupi Koordinues