Arkiva e lajmeve
                   

FAKULTETI EKONOMIK NË SUBOTIC SHËNOI 56 VJETORIN

19. maj 2016.

Subotica - Fakulteti Ekonomik në Subotic shënoi 56 vjetorin e egzistimit. Solemniteti është organizuar në amfiteatrin e fakultetit, ku morrën pjesë rektorët, dekanët dhe profesorët e Universitetit të Sarajevës, Beogradit, Mariborit, Nishit, Tetovës, dhe shumë të ftuar dhe bashkëpuntorë tjerë të fakultetit, përfaqësus të mediave dhe shoqërvive ekonomike, si dhe nga Trupi Koordinues.
Fakulteti Ekonomik në Subotic është institucion i akredituar i shkollimit të lartë në përbërje të Universitetit të Novi Sadit. “Fakulteti në mënyrë të thjeshtë dhe të njohur ka ndikuar në kualitetin e jetës në rajon, duke dhënë kontribut në fushën e arsimimit të ekonomistëve, menaxherëve dhe informaticientëve afarist”, deklaroi akademik prof. dr Nenad Vunjak. Procesi arsimor për më shumë se 35 vite realizohet me sukses në dy lokacione, në selinë e Fakultetit Ekonomik në Suboticë dhe në Paralelen e Fakultetit në Novi Sad, ndërsa prej vitit 2011 edhe në Paralelen e Fakultetit në Bujanoc.
Prof. dr Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, ka uruar përvjetorin e 56 të Fakultetit Ekonomik, duke theksuar rëndësinë e hapjes së paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc rreth zhvillimit të këtij rajoni dhe përmirësimin e arsimit.

Burimi: Trupi Koordinues