Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË ZVOGLUAR NUMRI I REFUGJATËVE NË SERBI PËRSHKAK GREVËS NË GREQI

6. nëntor 2015.

Preshevë – Numri i refugjatëve të cilët në Serbi hyjnë përmes Preshevës në mënyrë drastike është zvogluar dhe për 24 orë në Serbi nga Greqia kanë arritur gjithsej 1.000 emigrantë. Deri tek kjo ka ardhur përshkak grevës së ekuipazhit të tragetit në Greqi, ndërsa pritet që greva të përfundoj gjatë këtij mëngjesi.

Përshak të grevës emigrantët nuk kanë mundur të shkojnë më tej dhe përmes Greqisë dhe Maqedonisë të hyjnë në Serbi. Vlerësohet se në ujdhesë të Lezbosës momentalisht ka më shumë se 15.000 emigrantë.

Në Miratoc momentalisht ndodhen qindra emigrant dhe refugjatë të cilët në Serbi kanë ardhur para kësaj ngjarjeje në Greqi.

Ushqim ka edhe për disa ditë, ai arrin në mënyrë periode dhe se nuk mungon as garderoba e dimrit.

Emigrantët nuk qëndrojnë shumë në Serbi, qëllimi i tyre është sa më shpejtë të regjistrohen dhe ta vazhdojnë rrugën. Ata mesatarisht në Serbi qëndrojnë deri në pesë orë.

Burimi: Beta, RTS dhe Trupi Koordinues