Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË ZGJATUR QËNDRIMI DITOR NË SHF “BRANKO RADIÇEVIQ”

20. mars 2017.

Bujanoc – Si përgjigje për nevojat prindërve të punësuar, në SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc është vazhduar program i qëndrimit të zgjatur për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë.

Qëndrimin e zgjatur momentalisht e ndjekin 33 nxënës të nacionalitetit rom dhe serb.

“Duke marrë parasysh që 70% e nxënësve të klasës së parë dhe dytë nga grupet e margjinializuara, fëmijëve të cilëve gjuha serbe nuk është gjuhë amtare dhe të cilët nuk kanë përkrahje të mjaftueshme dhe ndihmën e prindërve në zotësimin e njësive mësimore, puna shtesë dhe ndihma e njerëzve profesional ndikon jashtëzakonisht në rritjen e rezultateve të mira të tyrë në shkollë”, tha mësuesja Natasha Saviq.

Nga aksionet përcjellëse në përgaditje është “Dita  e Prillit”, e cila mbahet me rastin e Ditës së Rrenave.

 „Fëmijët, përmes maskave, do të tregojnë anën e tyre shpirtërore dhe kreative, ndërsa pritet që përveç fëmijëve, të përfshihen edhe arsimtarët dhe mësuesit me fëmijët tjerë nga shkolla fillore “Branko Radiçeviq”, tha Saviq.

Për qëndrim ditor të fëmijëve në shkollë është siguruar hapësira për aktivitete të shumëfishta: pajisimi komplet, msojtorja e gjërë e basur me material didaktik, lojëra, lojëra shoqërore, televizor dhe kompjutor, material fotografik, hapësirën e përshtatshme për pushim dhe rekracion.

Punimi i detyrave të shtëpisë çdo ditë organizohet në kohë të caktuar. Sipas kryerjes së detyrave shkollore, koha e lirë është menduar sipas afiniteteve individuale të secilit fëmijë. Akitvitetet e fëmijëe në kohë të lirë kanë karakter rekreativ-shoqërues dhe krijues.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues