Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË THEMELUAR NDËRRMARJA “JABLLANICA EKO”

26. nëntor 2013.

Medvegjë – Në komunën e Medvegjës është themeluar ndërrmarja “Jabllanica eko” e cila do të merret me prodhimin e peletit. Është planifikuar që në fillim të vitit të marrin punë 40 puntorë në këtë fabrik. Në sallën e firmës të falimentuar “Termovent” është instaluar një pjes e paisjeve të cilën e kanë siguruar donatorët nga Sllovenija. Përndryshe, komuna e Medvegjës është komuna e parë në Sërbi e cila  do të jetë qindëpërqind aksionare e ksaj shoqëria me detyrime të përkufizuara.

 “Kjo do të jetë një punsim më së paku i 40 njerëzve të rinjë nga Medvegja të cilët me gjithë familjarët e tyre duke ju faliminderuar kësaj pune do të mbeten në qytezën tonë, e cila është profiti më i madhë për neve”, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq. Aj ka shtuar që komuna është gati për partneritet publiko privat dhe duhet ti shërpej si shembull tjerave pushtete lokale në Sërbi.

Në fabrikën “Jabllanica eko” do të prodhoj një tonë pelet për një orë. Kërkesat për këtë prodhim janë të mëdha, vetëm po paraqiten blerësit nga vendet e Bashkimit europjan.

Vlera e gjithë projektit është rreth një million euro. Përveç se komuna e Medvegjës e cila ka investuar më shumë mjete, mbështetje të kuptimt i ka afruar edhe donatorët nga Sllovenija.

Burim: Jugmedia dhe Trupi koordinues