Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË THEMELUAR KLUBI I EKONOMIK I BUJANOCIT

25. shtator 2017.

Bujanoc – Pas takimit të mbajtur me iniciativë të deputetit popullor Nenad Mitroviq është themeluar, Aktivi ekonomik i Bujanocit të cilin e përbëjnë tetë firma lokale është rritur në Klubin Ekonomik.

Mitroviq si hap të ardhshëm ka paralajmruar indentifikimin e problemeve të caktuara, mbi të cilat do të bisedohet në takimin e ardhshëm për disa ditë:

„Në bazë të kësaj do të caktohen prioritetet me të cilat do të qasemi pranë organeve kompetente shtetërore”, tha Mitroviq.

Ai tha se në takimin inicues nuk janë përgjigjur disa shqiptarë, pronar të firmave, të cilët kanë marrë ftesë që t`i bashkohen punës së Klubit Ekonomik në të cilin bëjnë pjesë Stacioni i Veterinarisë, Bivodës, Kryqit të Kuq, Banjë, Megalit, DIB-it, Gumoplastikës dhe Feldspat-it.

Mitroviq ka përsëritur që Klubi Ekonomik nuk është trup politik por ekonomik, duke theksuar se ai nuk është kryetar i këtij trupi, por vetëm iniciator i veprimtarisë së përbashkët të subjekteve ekonomike jashtë buxhetore të cilat sëbashku i punësojnë afër 600 njerëz.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues