Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SIGURUAR SHUMICA E TEKSTEVE NË GJUHËN SHQIPE

1. shtator 2014.

Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Sërgjan Verbiq sëbashku me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, kanë shpërnda tekste falas dhe çanta me paisje shkollore nxënësve të klasave të para të shkollës „Branko Radiçeviq“ dhe shkollës „Naim Frashëri“ në Bujanoc. Me këtë rast ministri Verbiq ka thënë se shteti ka përmbushur premtimin dhe se shtypur tekste falas për nxënësit e pakicave kombëtare.

„Nuk egzistojn tekste falas, gjithë ato ne duhet t’i paguajm ose nga buxheti apo prindërit t’i blejnë. Qëllimi ynë është që të gjithë ata që janë të rrezikuar,  ata që nuk munden t’i paguajnë, të gjithë ata të fitojnë tekste“, ka thënë Verbiq. Ministri i arsimit ka thënë se për  të gjithë në nivel të tërë shtetit është interes që tekstet të jenë më të mira.

Pas vizitës nëpër shkolla, ministri Verbiq është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. Pas takimit ministri i arsimit dhe kryetarin e komunës së Bujanocit kanë vlerësuar se filloristët të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe i’u është siguruar shumica e teksteve, mirëpo për disa lënd mësimore ende nuk janë miratuar tekstet.

 „Të gjithë kërkesat dhe të gjitha propozimet janë të drejtuara nga ajo se nxënësve në shkollat e Bujanocit të i’u bëhet më mirë, të kenë kushte më të mira për punë dhe mendoj se për të gjitha kërkesat ka mirëkuptim  se është gjë e rëndësishme të cilën duhet t’a zgjidhim. Për atë gjë që nuk pajtohemi në këtë moment është dinamika e zgjidhjes së problemeve“, ka deklaruar ministri Verbiq.

Trupi Koordinues edhe këtë vit ka siguruar kompletet e paisjeve shkollore për fëmijët e klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këtë vit janë ndarë 950 çanta për nxënësit e klasave të para.

BURIMI: Trupi Koordinues, RTS1, Politika, Nashe Novine