Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SIGURUAR FUNKSIONIMI PA PENGES I KUZHINËS POPULLORE NË BUJANOC

22. maj 2015.

Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullore e kanë vizituar ministri për punë, punësim dhe politikë sociale, Aleksandar Vulin dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punës, për këtë vit kanë siguruar 11 milion dinarë, për 1200 persona, mjete të cilat do të shfrytëzohen për ushqim dhe të holla.

Ministri i Punës, Punësimit dhe Politikës Sociale, ka thënë së në Kuzhinën Popullore askush nuk mund t`i ndaj personat në bazë të fesë, kombit dhe ka premtuar se ushqimi në këtë kuzhinë do të sigurohet për të gjithë.

„Kur është fëmija i uritur, ai nuk qanë as në gjuhën serbe, as shqipe e as rome. Ai qanë, sepse është i uritur, ndërsa neve na mbetet që t`i sugurojmë që ai të mos qajë dhe që ai dhe prindërit e tij të jenë të sigurtë që mos të mbeten të uritur“, ka thënë Vulin.

Sekretari i Kryqit të Kuq në Bujanoc, Bratisllav Llazareviq, ka theksuar se në pesë ditë e javës përdoruesit e kësaj kuzhine do të marrin shuajtje të ziera, ndërsa për vikend ushqim të thatë. Ushqimi për të personat të rrezikuar socialisht ndahet në katër pjesë, ndërsa shuatjet i marrit të gjithë personalisht pa marrë parasysh përkatësisë nacionale apo fetare.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka thënë se komuna e Bujanocit, në fillim të këtij viti ka siguaruar 800 000 dinarë, çka ka qenë e mjaftueshme për funksionimin e Kuzhinës Popullore për një muaj, ndërsa pas kësaj shteti e ka marrë finansimim.  

„Me një angazhim të madh të Qeverisë së Serbisë është siguruar që deri në fund të këtij viti, Kuzhina Popullore në Bujanoc të funskionojë pa ndalur. Pres që vitin tjetër nga buxheti lokal të ndahen mjete dhe sëbashku me ndihmën e shtetit kuzhina të vazhdojë të punoj”, ka thënë Stankoviq.

Zëdhënsi i kryetarit të komuës, Stojança Arsiq, ka vlerësuar se qeveria lokale nuk ka ndarë të holla të mjaftueshme për punën e kuzhinës, sepse nuk ka pasur këkesë nga ana e Kryqit të Kuq në kohën kur e kanë projektuar buxhetin për këtë vit. Ai përsëri theksoi besueshmërinë se në buxhetin lokal për vitin 2016, do të ketë mjete për punën e Kuzhinës Popullore.

Gjatë vizitë në Kuzhinën Popullore në Bujanoc, ministri Vulin dhe kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq, kanë provuar ushqimin i cili përgaditet për shfrytëzuesit e kësaj kuzhine.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues