Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KONKURSI LETRAR DHE I ARTIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME DHE FILLORE NË MEDVEGJË

16. tetor 2017.

Medvegjë – Me rastin e shënimit të 125 vjetorit të lindjes së Ivo Andriq, ndërsa për qëllim të promovimit të leximit dhe ruajtjes së fjalëve të shkruara, biblioteka komunale “Petar Petroviq Njegosh” në Medvegjë ka shpallur konkurs letrat dhe të artit për nxënësit e shkollava fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Medvegjës.

Temat rreth të cilave nxënësit nga klasa e 1 deri 4, duhet të shkruajnë dhe pikturojnë janë: “Ka ndodhur në urë” dhe “Dëshiroj të lexoj”.

Mosha prej klasave të 5 deri 8: “Tregimi i një tregimi të shkurt të Andriqit”, “Dëshiroj të lexoj”(me një referencë në veprat e Andriqit), “Shfaqja e një skencës nga veprat e Andriqit” (vetëm për konkursit e artit( dhe “Faqja e parë e librit të Andriqit” (vetëm për konkursin e artit).

Nxënësit e shkollës së mesme: “Tregimi i një pjese të Ivo Andriqit” dhe “Ura si motiv në pjesët e Andriqit”.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë pjesëmarrësit e shkollave të mesme dhe fillore. Punimet e literaturës mund të jenë edhe në formë të poezisë dhe prozës. Punimet e artit mund të bëhen në të gjitha teknikat. Sëbashku me punimet duhen të dërgohen edhe të dhënat rreth pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, klasa, paralelja), si edhe emri dhe mbiemri i mentorit/arsimtarit dhe emri i shkollës (adresa, telefoni, e-mail).

Punimet e nxënësve duhet të dërgohen deri më 23 tetor 2017, në adresën: Biblioteka komunale “Petar Petroviq Njegosh” (me shënimin për konkurs), rruga Jabllanicës nr. 65, 16240 Medvegjë.

Vendimin rreth fituesëve në këtë konkurs do ta sjellë juria profesionale, ndërsa biblioteka “Petar Petroviq Njegosh” ka siguruar shpërblime të merituara për tri vendet e parë në të gjitha moshat. Rezultatet e konkursit do të shpallen dhe dorëzohen në nëntor të këtij viti.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupit Koordinues