Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR KALENDARI I KONKURSIT PËR VITIN 2016

4. shkurt 2016.

Beograd – Zyra për Bashkëpunim me Sektorin Civil njofton publikun që ka shpallur konkursin e kalendarit për finansimin e projekteve dhe programeve të shoqërisë dhe organizatorëve tjera të shoqërisë civile nga mjetet e buxhetit të Republikës së Serbisë në vitin 2016.

Kalendari shpallet për qëllim të njoftimit me kohë të organizatave të shoqërisë civile rreth konkurseve publike të planifikuara për finansimin e aktiviteteve programore dhe projektuese të shoqërisë civile nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe KA të Vojvodinës, të fitimit sa më kualitativ të propozimeve të projekteve, si dhe rritjen e numrit të përdoruesve potencial të mjeteve të buxhetit.

Zyra njofton të interesuarit që Kalendari nuk është i plotë dhe se për plotësimin e tij duhet të vazhdohet në përputhje me arritjen e njoftimeve nga institucionet rreth konkurseve të planifikuara publike për vitin 2016.

Zyra vazhdimisht prej vitit 2013, grumbullon informacione rreth konkurseve të planifikuara dhe në përputhje me të dhënat e grumbulluara në fillim të çdo viti shpall Kalendarin e konkurseve publike.

Kalendarin mund ta merrni në ktë adresë: http://www.civilnodrustvo.gov.rs

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Sektorin Civil dhe Trupi Koordinues