Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR FTESË PUBLIKE PËR DORËZIMIN E MJETEVE TË GRUMBULLUARA NË BAZË TË SHTYERJEN SË NDJEKJES PENALE

27. shkurt 2020.

Ministria e Drejtësisë ka shpallur, për të pestën vit radhazi, një konkurs publik për shpërndarjen e fondeve të mbledhura në bazë të shtyrjes së ndjekjes penale, në të cilin do të ndahen 500 milion dinarë për projekte me rëndësi publike.

Të gjithë aplikantët për projekte me interes publik (shëndetësia, kultura, arsimi, puna humanitare, etj.) do të kenë të drejtë të marrin pjesë në konkurs, i cili do të zbatohet në vitin buxhetor 2020.

Ministria e Drejtësisë fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për konkurs, dhe afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 20 ditë nga publikimi në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”.

Konkursi do të zhvillohet nga një Komision i Ministrisë së Drejtësisë i përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse me qëllim të zgjedhjes së projekteve me interes më të lartë publik

Teksti i konkursit është publikuar në https://www.mpravde.gov.rs/obavestenje/28958/javni-konkurs-za-dodelu-sredstava-prikupljenih-po-osnovu-odlaganja-krivicnog-gonjenja.php

Që prej vitit 2016, Ministria e Drejtësisë ka shpallur vazhdimisht konkurs publik për shpërndarjen e fondeve të mbledhura përmes shtyrjes së ndjekjes penale. Në katër vitet e fundit (2016, 2017, 2018 dhe 2019), shuma e përgjithshme e fondeve arriti në mbi 1.6 miliard dinarë, e cila është alokuar në 450 projekte, qëllimi kryesor i të cilave është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Serbisë.

Burimi: Ministria e Drejtësisë dhe Trupi Koordinues