Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË RRITUR NUMRI I SHFRYTËZUESVE TË SHËRBIMEVE TË QENDRËS PËR PUNË SOCIALE NË BUJANOC

20. mars 2017.

Bujanoc – Në territorin e komunës së Bujanocit vitin e kaluar kanë qenë 4.130 shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës për Punë Sociale.

„Sipas të dhënave më të reja, rreth një mijë familje marrin ndihmë sociale, ndërsa vlera e mjeteve sillet nga rasti në rast. Vlera mujore sillet në prej tetë deri 26 mijë dinarë”, thot drejtori i këtij institucioni Nijazi Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se prioritet në marrjen e ndihmës sociale kanë familjet me anëtarë të moshuar, fëmijë dhe ata të cilët nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa vendimin mbi marrjen e ndihmës sociale e sjell ekipi profesional i Qendrës për Punë Sociale, i cili kompleton dokumentacionin dhe i cili del në terren.

Sipas të dhënave të vitit 2016, rreth 300 persona nga komuna e Bujanocit marrin kompenzim për ndihmë dhe kujdes për personin tjetër, ndërsa vlera mesatare mujore e shumës së marrë dallon nga shkalla e invaliditetit dhe vlerës prej 10.000 dero 27.000 dinarë.

Siç ka thënë Ameti, nëntë fëmijë nga komuna e Bujanocit janë akomoduar nëpër familjet ushqyese në këtë komunë, ndërsa edhe në komunat tjera në Serbi.

Në Bujanoc egzistojnë pesë familje ushqyese, ndërsa momentalisht për fëmijët kujdesen dy familje ushqyese serbe dhe një shqiptare.

„Në komunën e Bujanocit janë shënuar rreth 40 raste të dhunës familjare, të cilët përfshijnë edhe dhunën bashkëshortore, që kanë qenë 12 raste”, tha Ahmeti.

Gratë paraqesin dhunën në Stacionin Policor në Bujanoc, ndërsa në Qendër janë paraqitur katër raste.

Ahmeti shtoi se në kohën e fundit në Bujanoc është rritru edhe numri i ndarjeve, kryesisht ndarjeve me marrëveshje dhe duke përfshirë edhe ndarjen fiktive për arsye të lidhjes me ndonjë person tjetër jashtë vendit, lidhje martesore dhe të ngjajshme.

Ai shtoi se këtë e bëjnë “kryesisht shqiptarët dhe romët”.

Puna e Qendrës për Punë Sociale financohet me mjetet e Ministrisë për Punë, Punësim dhe për çështje Veterene dhe Sociale e Republikës së Serbisë, ndërsa komuna e Bujanocit ndan mjete për ndihmë afat shkurte dhe për harxhimet materiale.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues