Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PREZENTUAR STUDIMI MBI MUNDËSITË E AVANSIMIT TË MËSIMDHËNIES DHE ARSIMIMIT TË SERBISHTËS SI GJUHË JOAMTARE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

2. shtator 2014.

Vetëm pesë përqind e nxënësve shqiptar nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilët serbishtën e mësojnë si gjuhë joamtare, kanë dituri të mjaftueshme të serbishtës dhe aftësinë funksionale për komunikim efikas gojor apo shkrimor, kanë treguar rezultatet e Studimit mbi mundësitw e avansimit të mësimdhwnies dhe arsimimit të serbishtës si gjuhë joamtare në shkollat fillore në këto komuna, i cili studim është prezentuar në takimin e mbajtur në Pallatin Serbija. Siç është theksuar, niveli jo i knaqur i gjuhës zyrtare sjellë  në lidhje direkte me shanset e zvogëluara që pjesëtarët e pakicës nacionale shqiptare t`i përdorin mundësitë që kanë të bëjnë me arsimin, që të paraqiten në konkurs për punësim, të jenë në masë të lartë të kyçur në procesin e marrjes së vendimeve.

Milica Rodiq, këshilltarja e drejtoreshës së Sherbimit të Trupit Koordinues dhe koordinatore e projektit ka shpjeguar që Studimi  është bërë nga shkurti deri në korrik të këtij viti dhe ka përfshi 16 shkolla fillore në tri komunat e jugut të Serbisë, në mes nxënësve prej klasës së katërt deri në klasën e tetë. Përveç nxënësve të anketuar janë edhe profesorët dhe drejtorët e shkollave.

 „ Dituria prej pesë përqind tregon që nxënësit kanë arritur dituri jasht shkollës, ndërsa shkaktarët e mësimit të dobët të gjuhës serbe janë të shumta dhe shtrihen kryesisht në faktin se nxënësit shumë rrallë janë në kontakt me moshatarët e tyre të cilëve gjuha serbe i`u është gjuhë amtare, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë tekste adekuate“, ka deklaruar Rodiq. Ajo ka shtuar se përvçec tjerash, nuk është trajnuar mjaftueshëm kuadri arsimor i cili për arsye të ndryshme është i deficuar, shpeshë janë trajnime dhe aftësim jo profesional  të papërshtatura.

Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Sërgjan Verbiq, ka thënë se studimi i fizibilitetit është precedent i cili tregon që jemi pjekur si shoqëri dhe se më këtë afrohemi.

 „Arsyet për Studimin nuk janë politike por ekonomike. Fillojmë të punëojm në projektin e madh me të cilin dëshirojmë që të zgjidhim nga arsyet ekonomike“, tha Verbiq.

Ai ka theksuar se angazhim i fortë dhe i qartë i Ministrisë se gjithë çka vepron, është në përputhshmëri me Konventën e Këshillit Europian për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe se punon në përputhje me atë se si është paraqitur përmes Stategjisë për Zhvillimin e Arsimit. Duke përmendur se ka shumë sende në arsim të cilat kërkojnë përmirësim, reforma dhe avansim, mirëpo edhe arsimimi i lartë është njëri ndër gjërat që është e cilësisë së lartë, ministri ka thënë se arsimi i larë do të duhej t’i ishte i qasur që të gjithëve.

 „Interesi jonë është që të gjithë njerëzit të studiojnë në universitetet tona të cilët janë më të mirë se nga ata të rajonit. Nuk dëshirojmë që askush, përshkak të mosnjohjes së gjuhës, të shkoj në vende tjera kur egziston universitet më i mirë i cili është më afër“, ka thën Verbiq.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka thënë se rezultatet e Studimit janë shumë të rëndësishëm dhe se tani është e nevojshme që të gjithë organet shtetërore, qeverisjet lokale dhe donatorët e interesuar të bëjn gjithçka që të sigurohen mjetet për zbatimin e rekomandimeve nga Studimi.

Shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport ka vlerësuar se legjistratura serbe përmban dispozita të kënaqshme të dedikuara drejt avansimit e mbrojtjes së drejtave të pjesëtarëve të pakicave nacionale, duke shtuar se ato janë përmirësuar gjatë viteve të fundit. Mirëpo, siç ka thënë qartë se implementimi i këtyre ligjeve dhe dispozitave nuk është gjithmonë i kënaqshëm.

 „Kur flasim për integrimin, arsimi ka rol të rëndësishëm në krijimin e identitetit dhe në shoqëritë multietnike është një instrument i rëndësishëm“, tha Davenport.

Duke folur rreth situatës në jug, Davenport ka theksuar se egziston numër i caktuar i pengesave siç është mungesa e teksteve adekuate në gjuhën shqipe.

 „Qeveritarët serb do të duhej më shumë t’i forcojnë përpjekjet për të siguruar disponueshmërinë e teksteve në gjuhët e pakicav dhe atë në mënyrë në të cilën i përshtaten nevojave të pakicave kombëtare“, tha Davenport.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Denis Kllif, tha se kjo ambasadë është përkushtuar në integrimin e pakicave në shoqëri dhe rrespektimin e drejtave pakicore dhe se këto dy procese duhen të shkojnë paralelisht. Ai ka theksuar se është mirë që të rinjët shqiptar të interesohen për të mësuar gjuhën serbe dhe ka shtuar se kjo çështje do të duhej të ishte mbrenda sistemit institucional..

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vlerësuar se shqiptarët e jugut të Serbisë para dy dekadave gjuhën serbe e kanë ditur shumë më mirë se sot, sepse prej vitit 1990 „serbishtja u bë gjuhë e urretjes ndaj shqiptarëve“. Sipas fjalëve të tij, në Bujanoc vitin e kaluar është organizuar kurs i gjuhës shqipe për të cilin ka pasur interesim të madh nga nxënësit serb të shkollave të mesme.

 „Në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në 1 shtator nuk do të fillojë viti shkollor, sepse ska tekste në gjuhën shqipe. Jam që serbishtja të mësohet, mirëpo duhet edhe pakicave nacionale t’i sigurohet fillimi i vitit shkollor“, deklaroi Arifi. Ai ka vlerësuar se me punësimin në organet shtetërore do të duhej të ishte përputhje me përmbatjen etnike të banorëve dhe shtoi se në disa organe shtetërore në këto tri komuna „etnikisht pastërohen“, sepse në to punojnë vetëm serbët. Situatë e njejtë është në disa ndërmarrje publike, tha Arifi.

BURIMI: Trupi Koordinues, Fonet, RTS, Tanjug, Radio Beograd 1