Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË PREZENTUAR PROJEKTI “ZHVILLIMI I SIPËRMARRËSISË RINOR NË MJEDISET RURALE”

17. shkurt 2017.

Leskoc – Projekti për të rinj “Zhvillimi i sipërmarrësisë rinore në mjediset rurale”, është prezentuar në hapësirat të Klubit Rinor në Leskoc.

Projekti realizohet nga shoqata “Lëvizja e forcave rinore” në Leban, ndërsa partnerë janë Zyra për të Rinj në Leban, Bojnik dhe Medvegjë dhe Shërbimi Nacional për Punësim. Projekti financohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e republikës së Serbisë.

Ivan Joviq, koordinator i projekti, ka thënë se ky projekt realizohet në kuadër të konkursit për programe dhe projekte duke realizuar qëllimet e strategjisë nacionale për të rinj.

Në kuadër të projektit është krijuar “Udhërrëfyesi për fillimit të suksseshëm”, i cili të rinëjve i ofron informim themelor të duhur për fillimin e biznesit. Udhërrëfyesi është shtypur në gjuhën serbe dhe rome.

Aleksandra Stankoviq, nga Qendra për Menaxhim të Mirë të Biznesit, ka thnëse se trajnimet do të zgjasin deri në maj.

„Pjesa e parë e trajnimit i përket zhvillimit të biznesit, qëllimi i të cilës është informimi mbi fillimin e biznesit, përpilimin biznis planit dhe gjithçka që është e nevojshme në fillim. Pastaj do të kemi trajnimin për zhvillimin e turizmit fshatar, në të cilën do të bisedohet rreth rregullativës, mundësive dhe fondeve, ndërsa në fund do të organizohet trajnimi për prodhimet organike. Duke marrë parasysh që hapësira punuese ka paradispozita për zhvillimin e prodhimit organic, do të organizohen disa trajnime edhe në këtë temë. Në program marrin pjesë të rinjët nga mosha 15 deri 30 vjeçare”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues