Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË NËNSHKRUAR MARRËVESHJA PËR BASHKËPUNIM NË MES TË KLUBEVE BASKETBOLLISTIKE ,,BSK JUNIOR’’ DHE ,,ELITA’’

23. shkurt 2010.

BUJANOC – Të martën, më 23 shkurtë, në Bujanoc është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunimin në mes të dy klubeve Basketbollistike ,,BSK Junior’’ dhe ,,Elita’’. Marrëveshjen e kanë nënshkruar Miroslav Ristiq nga KB ,,BSK Junior’’ dhe Selami Selimi në emër të KB ,,Elita’’, si dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si garantues të marrëveshjes.

,,Marrëveshja parasheh bashkëpunimin afatëgjatë sportiv në mes të këtyre dy klubeve në krijimin e kushteve që fëmijët dhe rinia në suaza të këtyre dy klubeve të merren më tepër me sport për arritjen e rezultateve sa më të mira, si dhe formimin e ekipeve të përbashkëta për garim, duke filluar nga Liga verore e vitit 2010. Janë paraparë garimet e përbashkëta, kombinimi dhe këmbimi i lojtarëve të këtyre dy ekipeve anëtarë të të cilëve janë Serbë, Shqipëtarë dhe Romë’’, gjatë këtijë solemniteti deklaroi kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq.

Organi drejtues dhe vendimmarrës mbi aksionet do të jetë Bordi drejtues i përbërë nga katër anëtarë. KB ,,BSK Junior’’ do ta përfaqësojë Miroslav Ristiq dhe Nenad Stajiq ndërsa KB,,Elita’’ Selami Selimi dhe Vehid Vebiu.

homescontents